F22-Raptor, avionët amerikanë largojnë nga Siria 587 avionë rusë e iranianë

16 Tetor 2018, 08:40Bota TEMA

Qiejt e Sirisë po dynden prej kohësh nga avionët rusë, iranianë dhe sirianë (të Asadit), sidomos në zonën pranë Irakut, ku ndodhen edhe trupat amerikane.

Ishte hera e parë që trupat tokësore amerikane kishin kaq shumë avionë armiq mbi krye. Kjo bëri që Amerika të dërgojë avionët e famshëm F-22 Raptor, që janë edhe “stealth”, -të pakapshëm nga radarët, – edhe bombardues.

Pasi rrëzuan në ajër avionin sirian (rrëzimi i parë prej shumë kohësh në një dyluftim kokë më kokë), një model rus SU-22, në qershor të 2017, F-22 Raptor-ët amerikanë vazhduan të patrullojnë nëpër qiej, duke lëshuar rregullisht municione e furnizime për trupat e tyre.

Sipas Pentagonit, ky mision ka përfunduar ditët e fundit. Dhe rezultati  është që trupat ruse, iraniane dhe siriane, kanë larguar rreth 600 avionë luftarakë që qarkullonin në atë zonë. Më saktë, 587.

Avionët F-22 Raptor vazhdojnë të jenë të padiktueshëm, siç u vërtetua dhe nga sulmi i fundit që u krye kundër forcave të qeverisë së Asadit. Teksa amerikanët F-22 Raptor vazhdonin punën me bombardime, kundra-ajrorët sirianë (modele ruse) u panë të qëllojnë qorrazi në ajër, pa shënjestër.

1 komente në “F22-Raptor, avionët amerikanë largojnë nga Siria 587 avionë rusë e iranianë”

  1. florence says:

    ik o trap, se as nuk e keni idene si funksionon bota, e si mund ta keni idene kur minister i jashtem eshte Bushati :)))

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje