Kreu i AKEP reagon ndaj Bashës: Deklarata juaj është e papjekur, në rastin më të keq një...

16 Tetor 2018, 14:20Blog TEMA

Nga Ilir Zela

Zoti Basha, ju sugjeroj te shikoni punen tuaj e cila uroj t’ju shkoje me mire, e jo te perqendroheni ne perçmimin e punes se te tjereve.

Perkundrazi. Deklarata juaj per AKEP eshte ne rastin me te mire e papjekur, ndersa ne rastin me te keq gjejani vete emrin.

AKEP-i nuk synon te mbylle asnje media online, sepse po ta kishte kete synim do te mjaftonte zbatimi i ligjit ekzistues, miratuar me voten tuaj, per te mbyllur nje pjese te madhe te tyre.

Por jo, AKEP-i synon te ndihmoje formalizimin e te gjitha portaleve online dhe kerkesa per vendosjen e NIPT-t ne seksionin KONTAKT te faqes ëeb, buron nga ligji jo nga ndonje synim i erret i AKEP.

Per ta lehtesuar kete shpjegim, une ju ftoj ju dhe kedo qe deshiron, te klikoje nje cfaredo media online ne vendin fqinj, Itali. Aty do te gjeni NIPTIN identifikues, qe nuk eshte nje damke censure po nje karte identiteti e veprimtarise ekonomike.

Dhe po zoti Basha, cdo media online (perjashto Blogjet individuale) eshte nje entitet tregtar dhe jo nje frengji nga ku persona te paidentifikuar qellojne, pa treguar as burimet e financimit e madje duke ofruar edhe hapesira per reklama tregtare apo shitje te natyrave te tjera.

AKEP eshte pergjegjes ne punen e tij para Kuvendit te Shqiperise dhe ballafaqohet me sfida te shumta ne veprimtarine e tij, per te cilat ka merituar dhe meriton mbeshtetjen e vazhdueshme te deputeteve te te gjitha kraheve, dhe cfare eshte me e rendesishmja te publikut te gjere.

Ndaj edhe ne kete ceshtje ju ftoj te na mbeshtesni dhe jo te na pengoni. Sjell ne vemendjen tuaj, se fundmi AKEP me perkrahje te plote publike i rishikoi rregullat e regjistrimit te domaineve me synimin e vetem mbrojtjen e perdoruesve te tyre nga abuzimet. Identifikimi i poseduesve te emrave te domaineve eshte nje pergjegjesi ligjore e AKEP.

Prandaj zoti Basha, shikoni punen tuaj dhe nese nuk e ndihmoni dot te pakten mos e sulmoni e shantazhoni AKEP-in. Sepse AKEP-i eshte nje institucion i ligjshmerise dhe shtetit te se drejtes, jo nje vegel qorre sic qorrazi e etiketoni ju.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje