Trump grumbullon të paktën 106 milionë $ për presidencialet 2020

16 Tetor 2018, 10:53Bota TEMA

Presidenti amerikan, Donald Trump ka grumbulluar të paktën 106 milionë dollarë për fushatën e tij të vitit 2020, shkruan gazeta amerikane ”Washington Post”, që e konsideron si një shifër rekord, raporton ata.

Asnjë president tjetër që nga Ronald Reagan nuk ka arritur të mbledhë kaq shumë fonde në vitin e dytë të mandatit të tij, sipas llogaritjeve të një kompanie të pavarur kërkimore për fushatat financiare presidenciale.

Trump vazhdon të mbështetet tek një bazë donatorësh të vegjël për fushatën e tij, e njëjta që e financoi atë për fushatën e vitit 2016.

Rreth 98% e fondeve të mbledhura nga presidenti në tremujorin e fundit erdhën nga donacionet prej më pak se 200 dollarësh.

1 komente në “Trump grumbullon të paktën 106 milionë $ për presidencialet 2020”

  1. 2025-2019 says:

    Jo grumbullon por “mbledh” “siguron” “arrin te mbledhe”, O milet!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje