“Shuplaka” e Eduard Kukan për deputetët e PD-së: Problemet e tyre t’i zgjidhin në Tiranë, jo vijnë e bëjnë sherre në Bruksel

17 Tetor 2018, 19:06Politika TEMA

Në një intervistë për ABC News, raportuesi në hije për Shqipërinë, Eduard Kukan, shprehet se braktisja e takimit të 13 të MSA-së në Bruksel nga opozita nuk ishte një strategji e mirë.

Në gjirin e komitetit të MSA-së BE-Shqipëri në nivelin parlamentar jemi mësuar të shohim debate të ashpra, me tone të larta, por këtë rradhë opozita braktisi sallën e takimit në Bruksel. Ç’mendoni për këtë?

Ne morëm disa të dhëna, sipas të cilave, kolegët tanë të partisë demokratike kanë evidentuar disa probleme lidhur me bashkëdrejtuesin e seancës, Taulant Balla. Ata erdhën në takim dhe bënë një deklaratë për këtë. Ato që ata evidentojnë janë akuza shumë serioze. Dhe ata vazhdojnë të thonë që marrin gjithnjë e më shumë informacione lidhur me ato që ata i quajnë “ aktivitete kriminale” të Taulant Ballës. Por nuk mendoj, se ishte korrekte që të braktisej salla. Sado serioze të jenë gjërat, unë mendoj se kjo çështje duhet zgjidhur në Shqipëri, në Kuvendin e Shqipërisë dhe jo të tentohet të zgjidhet në Parlamentin Europian. Në këtë kuptim, vendimi i tyre nuk ishte i drejtë. Më pas, deputetët e opozitës nuk morën pjesë më në takim. Gjithsesi, ishte pozitive që takimi u zhvillua dhe mundëm të shpreheshim. Dhe ne aprovuam një deklaratë të përbashkët. Disa amendamente u aprovuan, disa u hodhën poshtë. Do mbetet në histori që në takimin e 13 të komitetit të MSA-së u aprovua një deklaratë e përbashkët e ekuilibruar. Këshilla ime për deputetët e Partisë demokratike është kjo. Nëse ata do të kishin qënduar, ata do të mund të kishin përsëritur akuzat shumë herë. Ata e bënë këtë vetëm një herë dhe pastaj ikën. Nuk mendoj, se ishte një strategji e mirë.

Çfarë elementesh të rinj përmban deklarata që mund të jenë si vlerë e shtuar ndaj rezolutës së aprovuar për Shqipërinë?

Deklarata e përbashkët është në vijueshmërinë e rezolutës së aprovuar për Shqipërinë nga Komisioni i Punëve të Jashtme. Rezolutën e vlerësoj si shumë të mirë për arritjet që ka bërë vendi dhe për çështjet që mbeten të hapura për t’u zgjidhur para qershorit 2019, ku pritet të jepet një datë për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Nuk kishte ndonjë thelbësisht të re, por është konfirmim që Shqipëria merret seriozisht për hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE.

Mesazhi kryesor i rezolutës për Shqipërinë ishte që përgëzohet fillimi i zbatimit të reformës në drejtësi dhe të procesit të Vettingut, por kërkohet vijimi i saj dhe më shumë rezultate konkrete në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe pastrimit të parave dhe drogês. Ju vetë deklaruat se këto fenomene po dëmtojnë progresin e vendit në integrimin europian.

Ne i thamë këto, sepse janë të vërteta. Reforma e drejtësisë dhe procesi i Vettingut është një reformë shumë e vështirë. Ne e kuptojmë shumë mirë që është e komplikuar. Por ia vlen vërtet, që të merren të gjitha masat për zbatimin e saj. Ne e dijmë që ka pengesa dhe vështirësi. Nuk ka mjaftueshëm gjyqtarë në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese, por mesa u informova, kjo pritet të zgjidhet para fundit të vitit. I kuptojmë ngërçet, por duhet vazhduar puna, sepse nëse reforma zbatohet plotësisht, ju do keni një sistem gjyqësor më të mirë se disa shtete anëtare të BE-së. Prandaj ia vlen që të bëhen të gjitha përpjekjet për këtë. Problemet e tjera të cilat janë pasqyruar në rezolutë lidhur me krimin e organizuar, korrupsionin, pastrimin e parave dhe kultivimin e kanabisit janë një mesazh i qartë për lidershipin politik dhe për qeverinë, që ne i njohim problemet, i kemi shënuar ato dhe nëse nuk do ketë progres pasi i kemi artikuluar disa herë këto çështje, atëherë ky do bëhet problem edhe më i madh.

4 komente në ““Shuplaka” e Eduard Kukan për deputetët e PD-së: Problemet e tyre t’i zgjidhin në Tiranë, jo vijnë e bëjnë sherre në Bruksel”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Or mik, keto “akuza” nuk zgjidhen ne parlament se kthehet politike por ne prokurori.. Te rrinin thote matufi qe te perserisnin te njejten gje.. Hajde mendje hajde.. Ti bienin fyllit ne te njejten vrime thua ti.. Dhe do kishte bashkbizedim me konstruktiv huh ?!?! Sja vlen..

    1. Timi says:

      Kukan tregoj se eshte perkrah PD-se. Shumje e gabuar deklarata e tij. Shkoni bisedojini keto ne Kuvend. Kuvendi nuk eshte prokurori. Fleckenstein ne anen tjeter that qe ‘une nuk jam Prokuror apo Gjykates’. Kjo do te thote qe PD nuk mund te luaje prokurorin, gjykatesin, dhe inkuizitorin. Nese kane akuza, qe kane dale te gjitha te rreme derime tani, duhet ti cojne ne Prokurori dhe kur ti provoje Prokurori dhe te jepet vendimi i Gjykates atehere kerkoni qe Balla te hiqet nga delegacioni. Shpifje, shpifje dhe shpifje dhe kerkojne denime. Konkluzioni eshte qe: nese nje person sulmohet politikisht me genjeshtra dhe fabrikime alla-babale, sepse keshtu i do bytha esadisteve te shqupit, atehere ai person duhet lincuar dhe varuur apo futur ne burg. Duhen fakte te provuara nga drejtesia, jo brockulla babalesh dhe pordhalesh (portalesh) te shqupit qe te denosh nje person. Madje personi prezumohet i pafajshem derisa drejtesia te kete bere punen e saj dhe te jape verdiktin.

  2. LORA says:

    Vetem fillimi I suksesimit te reformes ne drejtesi,,,,,me rezultate te besueshme dhe te prekshme nga njerzit ,,,,do t’i shpetoje perfundimisht shqiptaret dhe erzin e Shqiperise nga banda kusaro-kriminale dhe antishqiptare e perbetuar shqup-se dhe lesh-e-liste.
    Nderkaq zoti Kukan le te vazhdoje t’i ferkoje koken gangstereve shqup-sa,,,se coc mund te gjellisi edhe ai nga paraja e shqiptareve.

  3. Alban Dega says:

    SOT ME VJEN TURP QE JAM SHQIPTAR!
    AT GJERGJ FISHTA.

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Armiqte me te medhenj te Shqiperise jane shqiptaret …
    Faik Konica

    U bashkohem me gjithe shpirt si njerit edhe tjetrit.
    Nese keni dyshim shihni dhe degjoni, hapni syte e mos harroni deklaraten e turpit kombetar te Partise dhe opozites Babale te Havaleve te Shqiperise Sali Berisha, Lulezim Basha, Mona Cizmja, Enkeled Alibeaj , Ervin Salianji…nepermjet gojes se korofillakut Genc Pollo ne Parlamentin Evropian dhe ne Tirane!
    Cfare borxhi u kane shqiptaret dhe Shqiperia qe e ropen per se gjalli, e vrane dhe e plackiten cep me cep e ane me ane, e rrenuan dhe e zhbene mbi 13 here be 13 vjet Salikraci Keta bastarde te Brogradit, te Moskovit, te Milloshevicit e Zerves, te Vucicit dhe Putinit, te dreqit e te birit!
    Cdo e keqe ka edhe te miren e vet.
    Banda e Gangstereve te Sali Berishes u tregoi Evropes e Botes mbare, shqiptareve dhe Shqiperise se ata jane Toptanet e Pashiqet, Rankovicet dhe Zervat…. bile edhe me antishqiptare se ata!
    Turpi qofte me ta!
    Marrja i mbulofte ne shtate breza !
    Sot me vjen turp qe jam shqiptar !
    Vellezer e motra shqiptare,
    Mbani mend kete dite turpi per kete “Bande Gangsteresh” politike e biologjike, qe bie ne 74 vjetorin ditelindjes se Sali Berishes, Fatkeqesise se Shqiperise, Toptanit te Tropojes dhe Kapos se “ … kesaj Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit …”, qe jane cmendur e cakardisur krejtesisht nga lemeria e tmerri i Vetingut dhe Reformes ne Drejtesi, i SPAK-it dhe Byrose Kombetare te Hetimit, qe do te vendosin shtetin ligjor, qe eshte zemra dhe shpirti, themeli dhe shtylla kryesore e cdo shteti demokratik !
    Jetoni per te kujtuar dhe kujtoni per te jetuar sic e meritoni, si Zoter te vertete te Atdheut tone te bukur e hyjnor !
    Askush nuk eshte mbi Ligjin !

    SHENIM:

    Ne zbatim te ligjit dhe Rregullores se Kuvendit te Shqiperise, Kryesia e tij:

    1- Te ndaloje pagesen e sherbimit dhe te udhetimit te perfaqesuesve te opozites ne delegaciónin e Kuvendit te Shqiperise ne Parlamentin Evropian per shperdorim detyre dhe te besimit te zgjedhesve te tyre dhe popullit shqiptar

    2- Taksapaguesit shqiptare nuk kane pse te paguajne per thikat pas shpine te Genc Pollos dhe perfaqesuesve te opozites Babale kunder shtetit dhe popullit shqiptar !

    3- Kryesia te pezulloje cdo pagese te cilitdo deputet per ditet qe ai braktis punimet e Kuvendit dhe Komisionet e tij

    4-Deputetet zgjidhen nga populli si perfaqesues ne Kuvendin e Shqiperise e jo neper hotele e resorte !
    Deputeti duhet te jete shembull dhe te udheheqe me shembullin e tij per zbstimin e ligjit dhe te rregullit
    Askush nuk eshte mbi ligjin dhe rregullat e Shtetit Shqiptar !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje