VIDEO tronditëse: Morën peng disa qytetarë, policia vret kriminelët

17 Tetor 2018, 10:45Lifestyle TEMA

Ky është një moment i tmerrshëm kur grabitësit me armë përdorën disa pengje si mburoja njerëzore, për tu arratisur pasi ishin rrethuar nga policia.  

Polica kishte mbërritur në vendin e ngjarjes pasi ishte sinjalizuar për një grabitje që po ndodhte në një dyqan lotarie në Brazil. 

Në pamjet filmike do të shikoni se si pengjet e tmerruar u urdhëruan për të formuar një barrierë rreth tyre, gjithashtu pengmarrësit qëllonin me armë derisa po largoheshin. 

Bëhet e ditur se incidenti zgjati mbi tre orë të shtunën pasdite, me viktimat e detyruar të mbaheshin të kapur për njëri-tjetrin, përgjatë rrugëve të Manaus. 

Falë ndërhyrjes së policisë incidenti përfundoi me 4 kriminelë që u qëlluan për vdekje dhe një i arrestuar. 

Për fat të mirë të gjithë të zënët robër shpëtuan pa lëndime. 

Të katër kriminelët me sa duket u përpoqën të shpëtonin nga kurthi, por viktimat, të cilët supozohej se po prisnin sinjale nga oficerët, u hodhën në tokë duke i lënë të ekspozuar sulmuesit. (TemA) 

1 komente në “VIDEO tronditëse: Morën peng disa qytetarë, policia vret kriminelët”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje