Kanë dalë pamje të rija nga tërmeti që goditi ishullin e Sulawesi në Indonezi më 28 shtator.
Ky është momenti i frikshëm kur toka çahet nga lëkundjet e tërmetit.
Në pamjet filmike do të shikoni se si hapet asfalti dhe një grua që kalon aty me vrap.
Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7,5 që ra në vend shkaktoi një cunami të madh dhe shkaktoi qindra viktima. (TemA)