Qeveria greke akuzon mediat për publikim të “sekretit shtetëror” dhe për spiunazh

19 Tetor 2018, 20:58Rajoni TEMA

Ndërmjet një njoftimi qeverria, akuzoi portalin iefimerida.gr me argumentin se ka ndikuar drejt për së drejti në interesat kombëtare sepse publikoi rrjedhjen e ngjarjeve në Kuvend për çështjen e “fondeve sekrete” ku supozohet se janë dhënë para në mediat shqiptare dhe ato maqedonase si dhe të kishave jasht vendit me qëllim ndikimin e opinionit publik për arritjen e marrëveshjes për çështjen e emrit me vendin fqinj Maqedoninë.

Por disa orë më vonë, Prokuroria urdhëroi një hetim paraprak për të zbuluar nëse shkelja e sekreteve shtetërore ishte vepër penale si dhe akuza për spiunazh! Hetimi kryhet bazuar në nenin 146 të Kodit Penal, i cili konsiderohet si: “Shkelje e Sekretit Shtetëror”.

“Kushdo që me qëllim dhe në mënyrë të paligjshme publikon ose zotëron dokumentetë, ose gjëra të tjera apo lajme  të cilat  interesat e shtetit apo aleatët e saj kanë  vendosur ti mbaj n konfidenciale kundër qeverisë së huaj, do të dënohet me burgim deri në dhjetë vjet . Në kohën e luftës, fajtori dënohet me burgim të përjetshëm ose me burgim të përkohshëm prej të paktën 10 vjetësh”.

Sipas bisedave që u publikuan në media, ministri i Mbrojtjes hodhi kritika në drejtim të ministrit të Jashtëm për përdorim dhe menaxhimin e errët të fondeve sekrete prej 45 milionë euro! Ai gjithashtu mori nga George Soros edhe 50 milionë euro të tjera për t’i dhënë ato në Ballkan me qëllim që të ndikonte në marrëveshjen e Prespës.

Me fjalë të tjera, kryeminitri Tsipra dhe qeveria nuk u shqetësuan për faktin se një ministër i lartë e quan “hajdut” tjetrin për përvetësimin e shumave të mëdha prej 50 ose 100 milionë eurosh nga fondet sekrete.

Sipas i “iefimerida” vendimi i qeverrisë është një përpjekje për të terrorizuar dhe për të ndrydhur lirinë shtypin. Përndjekje të tilla lulëzojnë në vende që janë një model për shumë zyrtarë të qeverisë së Tsipras, të tilla si Maduro i Venezuelës, Orbán i Hungarisë dhe Erdogan i Turqisë.

Duke nënvizuar se nuk ndodhin përndjekje të kësaj kategorie të mediave dhe gazetarëve, në një shtet që respekton kulturën e tij ligjore dhe demokracinë

Media i është kundërpërgjigjur qeverisë duke thënë se për sa i përket shkeljes së dyshuar të sekreteve shtetërore, është detyrë e elementare e një shteti që të ruajë sekretet e tij, siç është detyra e gazetarisë, për të hetuar dhe zbuluar të vërtetën.

Ky nuk është reagimi i parë i mediave ndaj qeverrisë, pak kohë më parë gazetarët e akuzuar nga ministri i Mbrojtes Panos Kamenos u drejtuan në paraburgim për publikimin e medias që u shpreh se qeverria kishte keqmenaxhuar dhe shpërdoruar fondin e 1.6 milon eurove të dhëna nga BE për emigrantët.(TemA TV)

3 komente në “Qeveria greke akuzon mediat për publikim të “sekretit shtetëror” dhe për spiunazh”

  1. Shvejk says:

    Me pak fjale, qeveria e qelbesirave greke, pranon qe lajmi eshte i vertete. Por shqetesohet vetem qe i dolen te palarat ne shesh. Ska problem se ka shkelur me kembe kush e di se sa norma e rregulla te mardhenjeve me fqinjet.

  2. Bardhyli says:

    Nuk kane faje k’to Grekerit e ndyre, fajin e kane k’to agjento-politikanet Shqipetare qe vjedhin Shqiperine, dhe pastaj ja jap Grekeve dhe Serbeve per ta djegur. Ka Shqipetare qe per fat te keq dhe i besojn edhe voten, siç ja kane besuar Sali Serbit per 27 vite. Por qe fale ZOTIT te gjithe tashme e dine se nuk ka anti-Shqipetare me te madh se Sali Serbi.

  3. Hëëë duhen me prova per nderhyrje ne punet e brendshme te Shqiperis??? Pse nuk reagon njeri….ku esht shteti?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje