“Fol pak me Salën, bjeri pak dhe fol pak me të”: Po sikur Arkimed Lushaj, ta ketë për Sali Berishën në përgjimet e Prokurorisë?!

20 Tetor 2018, 10:17Kronika TEMA

Në përgjimet e Prokurorisë për Arkimed Lushajn, të cilat janë bërë publike në media, përmendet disa herë emri “Sala”.

Lushaj kërkon që “Sala” të ndërhyjë për ta shpëtuar, pas problemeve me policinë.

“Sala” me të gjitha gjasat, është i ati, Sali Lushaj.

Por, nëse mazhoranca do të përdorte logjikën e opozitës, sot mund të dilte një deputet socialist nga selia e PS-së dhe të thoshte se në fakt, “Sala” është vetë Sali Berisha.

Se e njëjta logjikë është përdorur edhe në bisedat e disa kriminelëve, kur është përdorur emri “Saimir” apo emri “Taulant”.

Në asnjë rast nuk është vërtetuar fakti që bëhet fjalë për Saimir Tahirin apo Taulant Ballën, por PD ka dy vjet që bën politikë me këta emra.

Dhe në një vend anormal si Shqipëria, nuk do të përbente çudi që tani të dalin socialistët dhe të thonë se “Sala” është vetë Sali Berisha.

Pjesë nga përgjimet e Arkimed Lushaj, njohur me emrin “Stresi”:

Stresi: Jam këndej ke një shok, hajde. Po fol pak me Salën, bjeri pak dhe fol pak me të.

Shoku: Ca ti them?

Stresi: Po mere njëherë pyete ca bëhet, ca situate është? Merre njëherë të lutem.

Shoku: Ai shefi tha i kam thënë, se e mori Sala atë shefin ja kam be me dorë të parit datij i thashë ik.

Stresi: Si, si?

Shoku: Të parit ty ta ka bo me dorë, a ta boni me dorë ik?

Stresi: Po!

Shoku: Po pra se e mori Sala atë shefin e komisarjatit.(TemA)

5 komente në ““Fol pak me Salën, bjeri pak dhe fol pak me të”: Po sikur Arkimed Lushaj, ta ketë për Sali Berishën në përgjimet e Prokurorisë?!”

  1. asd says:

    Ne rastin e Saimirit… eshte Saimiri, dhe ne rastin e Balles eshte Balla. Ne kete rastin e Sales, nuk eshte shume e qarte.

  2. Jep says:

    Po dhe mundet, pse do I thosh dikujt tjeter KY karabushi qe te fliste me baben e vet?
    Po me siguri, zigur mavria do ket shume te dhena se pas sales fshihet balla ose dhe vete Rama

  3. Vizioner says:

    Jo qe mund te jete Sala-Sali Berisha, por, eshte Dali Berisha (pa mund).

    Ky tipi ka qene ne te gbitha Demostratat agressive te PD-se.
    Ka qene i orientuar nga Sali Berisha, die tani i kekon shperblim- ndihme!

    Tema, nqse PS-ja nuk ben ate qe ben PS-ja, eshte detyra e juaj-medies ta beni demaskimin.

  4. Veterani says:

    Llogjika të thotë se Sala esht Berisha se nuk ka arsye ti thotë një tjetri që të flas me babën e vet.

  5. UK LABI says:

    Po gjejeni more prokurore. Kujt i perket ky numuri qe urdherohet te flasi me “SALEN”.Dhe e keni kollaj te dini ne eshte S Lusha, apo eshte SALA pronari PD.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje