‘Arrest me burg’ për infermierin e spitalit të Korçës, i cili akuzohet se u merrte para studentëve të ifermierisë në këmbim të notës kaluese në provim.
Ky ka qenë vendimi që ka dhënë gjykata e Korçës për 31 vjeçarin Alku Gjalli.
Infermieri u arrestua kater dite me pare nga policia e Korces, me akuzen e ushtrimit te ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike.
Ndërkohë, nga hetimet e kryera në lidhje me këtë rast, rezulton se shtetasi i mësipërm kundrejt shumave nga 15.000 deri në 20.000 lekë, iu premtonte studentëve, se do i kalonte në provimet e Fakultetit të Infermierisë-Korçë.
Alku Gjalli akuzohet për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal.