Brenda klubit të prostitucionit në Spanjë: Prangoset banda që shfrytëzonte gratë, mes tyre edhe shqiptarë

18 Tetor 2018, 15:32Kronika TEMA

Policia spanjolle ka  shkatërruar një  rrjet kriminal që operonte në fushën e prostitucionit, duke arrestuar 15 persona.

Mediat vendase bëjnë me dije se ndërsa gjatë kontrolleve, autoritetet kanë liruar edhe 5 gra, të cilat detyroheshin të prostituonin në disa zona në shtetin spanjoll.

Ende nuk ka detaje të reja në lidhje me identitetin e të arrestuarve, por hetimet mësohet se operacioni ësthë bërë në bashkëpunim me INTERPOL.

Sipas policisë,  personat e rrezikshëm u kapën në Las Palmas de Gran Canaria, Palma de Mallorca dhe Alicante dhe 5 gratë të cilat mbaheshin nën presion ishin të detyruara të paguanin një shumë 35 mijë euro.

Gratë arritën të liroheshin dhe grupi kriminal mori goditje të fuqishme. Në total janë kryer 536 operacione për të çrrënjosur shfrytëzimin seksual, ndërsa në  pranga kanë përfunduar  1,219 njerëz, kryesisht persona  nga Spanja, Shqipëria, Nigeria dhe Kina.

Gjithashtu nga operacionet e kryera është bërë i mundur  lirimi i rreth 290 viktimave, të cilët shfrytëzoheshin për qëllime seksuale nga ky grup i rrerzikshëm.

3 komente në “Brenda klubit të prostitucionit në Spanjë: Prangoset banda që shfrytëzonte gratë, mes tyre edhe shqiptarë”

  1. C says:

    Se mos lini Shqipetaret pa i futur ne artikull per cdo krim qe kryejne. Nga 500 milion krime ne dite neper bote, te gjeni shqipot !!! Per kuriozitet, pa beni llogari krimet qe kryhen nga cdo nacionalitet ne te gjithe Evropen (450 milion), dhe te shofim si dalim ne (maks 10 milion – dmth 1/45a e evropes). Se ca qefi keni qe germoni dhe beni artikull per cdo krim sado ordiner mjaft qe te kete shqipetar…. te gjithe paskemi gisht ?? .. ndryshe ca dreqin keni me keto artikuj ?

  2. Pellazgos says:

    Ka lezet,fare “Pellazge” e trazuar me Osmanllinj.
    Do ishte mrekulli ne qofte se nuk do kishte shqipetare.

  3. katarakti says:

    A nuk do te ishte me mire qe ne vend qe te merreshin me hajnira shqiptaret t’i kthehen punes se ndershme? A mund te me thuash nje vend ku krimi shqiptar nuk ka hedhur rrenje?! Jemi nje popull kaq i vogel dhe me nje kriminalitet kaq te larte! Si e spjegon ti kete?! Perse shqiptaret nuk duan ta fitojne lekun me djerse, por gjithmone me rruge te paligjshme?! Si spjegohet se nuk kemi nam te mire ne asnje vend te Europes?! Apo na e kane fajin fqinjet?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje