Një këshilltar gjerman së shpejti do t’i bashkohet autoriteteve të sigurisë shqiptare.
Në deklaratën e përbashkët për shtyp të Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe Drejtorit të Policisë gjermane, Dieter Romman ata premtuan thellim të bashëpunimit.
“Shumë shpejt do të vendoset në Shqipëri një këshilltar gjerman për cështjet strategjike policore i cili do të bëjë të mundur koordinimin e të gjithë asistencës ligjore e teknike në terma afatgjatë. Jam i surprizuar për përgjigjen e shpejtë të palës gjermane”, tha Xhafaj.
Nga ana tjetër Dieter Romman premtoi thellim e bashëpunimit.
“Që prej 2013 në Shqipëri ndodhet një oficer gjerman ndërlidhës, por pas pak kohësh do të angazhojmë një ekspert tjetër të lartë që do ndihmojë në thellimin e bashkëpunimit.
Shqipëria nuk është Gjermania por as Gjermania nuk është Shqipëria, por nëse ne bëhemi bashkë arrijmë rezultate të mira”, tha Romman. (TemA)
Edhe nje tregues tjeter i largimit te americaneve nga problemet e ballkanit ,gjithashtu nje element shtese qe tregon mungesen e deshires tone per zgjidhjen e problemeve tona te brendshme ……………plus nje element me shume i protectoriatit te pa shpallur europian.Nje Tompson i ri gjerman (jo Hollandes i bute ) ne kabinetin tone ……… mbas 100 vjetesh ……sa perpara kemi hecur………… ,sa papra jemi me kerkesat qe na shtron koha .
te tilla marreveshje i duhen shqiperise te ngrihet ne stadin e gjermanise, po per tu ngritur ne kto stade duhen persona te cilet punojne me vullnet dhe me jane te perkushtuar
perdite marreveshje, takime, shkembim eksperiencash, ju lumte z. Minister. Marrdheniet midis Shqiperise dhe shteteve te medha si Gjermania kane hyre ne nje moment te rendesishme ndaj duhet te punoni kshu sic jeni duke punuar. Urimet me te mira
une kam babin qe punon ne polici edhe ndihet rehat me kete fryme qe ka arritur policia e shtetit
tani ka ardhur koha qe dhe ne te krenohemi per kete polici qe kemi, duke filluar nga polici me grade me e ulet si inspektori dhe deri te kryekomisari dhe drejtuesit e larte. Puna atyre po shperblehet me besimin qe i japin te huajte perdite kesaj policie.