Ndryshe nga fillimi i “telenovelës”, Xhisiela, rrëfimet e saj dhe faktet e tjera që po dalin rrugës po tregojnë sesa pikëpyetje ka në akuzat dhe të vërtetat mbi dhunën psikologjike e fizike, kërcënimet, përndjekja apo edhe përdhunimi i mundshëm që Rexhep Rraja i pat bërë 25 vjeëares nga Fushë-Kruja.
Fotot e fundit të siguruara nga vizion+ tregojnë pamje të kapura nga kamerat e sigurisë në parkingun e Hotel “Boci” në Fushë-Krujë. Bëhet fjalë për ditën ku Xhisiela pretendoi fillimisht se ishte përdhunuar nga djali i deputetit.
Pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë çiftin Xhisiela-Rexhep pak orë pasi vajza 25 vjecare pretendoi se ishte përdhunuar nga i dashuri i saj.
Por fotot ndryshe nga dëshmia e parë e vajzës në polici, tregon te kundërtën, të paktën nga fragmentet që janë kapur nga kamerat e sigurisë.
Xhisiela dhe Rexhepi duken aq të afërt me njeri-tjetrin saqë shkëmbejne përkëdhelje, puthje e përqafime dhe pastaj largohen me një mjet luksoz së bashku.
Një atmosferë në dukje që nuk i përgjigjet pretendimeve të para të vajzës se këtë ditë kur janë kapur këto foto, ishte përdhunuar dhe dhunuar fizikisht nga i dashuri i saj, Rexhep Rraja, dëshmi të cilat më pas i tërhoqi duke thënë se kishte gënjyer për shkak të xhelozisë.
Këtë të mërkurë madje ajo ishte në Gjykatën e Apelit, siç tha ajo për të mbështetur Rexhepin me të cilin tha se kishte marrëdhënie të mira. Ajo kërkoi lirimin e tij pasi pohoi se çdo akuzë dhe dëshmi e kishte bërë nga xhelozia.
Femren sa me shume ta rrafesh aq me shume te do
Ngeli njerezia per keshillat e tua. Jalla a ke pasur te dashur ndonjehere? Mos kopjo alabaket e lagjes or cun se do te iki jeta per lesh!
Sa peshonte zarfi Mero???
Na e shpifet fare me melodrama katnaresh…puthi katnarja katunarin! Katnarja ne nje automjet luksoz…???
Katnarja perkedhel katnarin…??????
.?????????
Na e keni ndotur fare hapesiren virtuale me “glasat” e peshtira te krijesave ordinere!!!
A ka mundesi te mos i kushtoni me vemendje ordinereve???
Kaq e pamundur eshte per ju si gazete
ti dedikoni hapesire njerezve me moral dhe me tru ne koke? ???