Pazare për provimet: Sërish skandal në Universitetin e Elbasanit, ndalohen ndërmjetësit tek pedagogët

17 Tetor 2018, 10:19Kronika TEMA

Universiteti Aleksandër Xhuvani në Elbasan vijon të prodhojë skandale.

Tre shtetas janë ndaluar pasi akuzohen se  ushtronin ndikim te  pedagogët.

Të ndaluarit janë Skënder Stafa, 46 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Precë e poshtme, Njësia Administrative Funar, Bashkia Elbasan.

Qamil Murataj,49 vjeç, lindur në Shikaj Kukës dhe banues në Mëzez-Fushë, Njësia Administrative Kasash, Tiranë.

Medi Hana, 50 vjeç, lindur dhe banues në Skëndërbe, Njësia Administrative Rrajcë, Bashkia Prrenjas.

Shtetasit e lartpërmendur ndërmjetësonin te pedagogët  për të marrë notën kaluese në shkëmbim të vlerës monetare.

2 komente në “Pazare për provimet: Sërish skandal në Universitetin e Elbasanit, ndalohen ndërmjetësit tek pedagogët”

  1. MonaK & Titvasili & LRI says:

    Sa mire u a kane bere, por nuk duhet te kalojne palagur edhe ata studente plehera (nuk kane se per cfare ti duhen shoqerise) qe nuk studiojne dhe perfshihen ne veprime te tilla.

  2. tomsojeri says:

    Ke te denosh me par or mik ! Ndermjetesit , kta far fshataresh batakshij profesionista , studentet ,apo petagoget qe jan fillimi i i degjenerimit ! Shqiperia, ku drejtesia mban flamurin e korupsionit ,pjell cdo lloj krimbash e asgje nuk cudit !”Qelbet peshku nga koka “……..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje