Xhafaj, me kreun e policisë gjermane: Hetime të përbashkëta për kapjen dhe nxjerrjen para drejtësisë të grupeve e elementëve kriminalë

17 Tetor 2018, 20:55Kronika TEMA

Ministria i Brendshem Fatmir Xhafaj eshte takuar me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë gjermane z. Dieter Romann, i cili gjendet ne Tirane per nje vizite dy ditore.

Xhafaj pasi konfirmoi bashkepunimin e shkelqyer me palen gjermane, ben te ditur permes nje njoftimi ne rrjetin social se do kete hetime të përbashkëta për kapjen dhe nxjerrjen para drejtësisë të grupeve dhe elementëve kriminalë

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj shkruan në twitter:

Sapo përfundova një takim shumë miqësor dhe të frytshëm me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë gjermane z. Dieter Romann, i cili gjendet në Tiranë për një vizitë dy ditore.

Konfirmuam bashkëpunimin e shkëlqyer të derisotëm dhe folëm për projekte konkrete në vazhdimësi. Thellim i shkëmbimit të informacionit mes dy policive tona. 

Hetime të përbashkëta për kapjen dhe nxjerrjen para drejtësisë të grupeve dhe elementëve kriminalë.

Mbështetje në mjete, logjistikë dhe ekspertizë nga Policia gjermane për Policinë e Shtetit. Për më shumë detaje, nesër në komunikim me mediat dhe publikun së bashku me z. Romann #Shqipëri_Gjermani #operacionetëpërbashkëta #ForcaeLigjit #Antiskifter

1 komente në “Xhafaj, me kreun e policisë gjermane: Hetime të përbashkëta për kapjen dhe nxjerrjen para drejtësisë të grupeve e elementëve kriminalë”

  1. Kalec Dega says:

    Shqiperia ne te vertete eshte i pari vend ne bote per lufte me mushkonjat dhe futjen ne rrjet te cirronkave- nje ploitike e mbeshtetutr dhe perkrahur nga diplomati i Kyrgistanit Lu Lu.

    Per peshqit e medhenj ,perkujdeset Italia si ne rastin e vellait te Xhafaj po dhe Gjermania e Anglia ne rastin e drogaxhinjeve shqiptar me veprimtari nderkombetare.

    Sa per peshkaqenet , ata i jane besuar drejtesise se Edvin Rames dhe Arta Kukulles.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje