FOTOT e frikshme: Turbulenca në ajër shkatërron avionin, tmerrohen pasagjerët

20 Tetor 2018, 11:39Lifestyle TEMA
FOTOT e frikshme: Turbulenca në ajër shkatërron avionin,

Një fluturim 8 orësh u kthye në makth për dhjetëra pasagjerë për shkak të një turbulence.

Për pasojë, 15 prej tyre pësuan lëndime gjatë fluturimit të merrshëm nga Miami, Florida, në Buenos Aires në Argjentinë.

Fotografitë tronditëse nga brenda aeroplanit, tregojnë rrëmujën e gjerë, përfshirë ushqime të shpërndara dhe sende të tjera të rëna nga pjesa e sipërme e avionit.

Nga të plagosurit, 8 vetë përfunduan në spital të enjten në mbrëmje, ndërsa pjesa tjetër u mjekua në aeroplan dhe aeroport.

Sipas linjës ajrore, ekuipazhi nxitoi të ndihmonte udhëtarët e plagosur dhe të kontrollonte mbi 192 njerëz në bord. (TemA)

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje