“KLD i jep 2 vjet leje prindërore Gjin Gjonit”, ministrja zbulon vendimin: Është pranuar dhe miratuar në mënyrë të paligjshme

20 Tetor 2018, 14:23Kronika TEMA

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj doli në një deklaratë për median për të denoncuar një vendim që KLD ka marrë në fshehtësi për gjyqtarin dhe anëtarin e këtij institucioni Gjin Gjoni.

Zonja Etilda Gjoni thotë se kërkesa “për leje prindërore për një periudhë 2-vjeçare” për Gjin Gjonin është pranuar në mënyrë haptazi të paligjshme.

Ministrja theksoi se KLD ka miratuar një vendim jashtë rendit të ditës dhe te panjoftuar më parë, duke i dhënë leje prindërore në mënyrë të fshehtë gjyqtarit Gjin Gjoni, me argumentin se është bërë baba dhe i duhet të udhëtojë drejt Gjermanisë atje ku jeton bashkëshortja e tij.

Deklarata e plotë

Në datën 11.10.2018 është thirrur një mbledhje e jashtëzakonshme të KLD me qëllim komandimin e një gjyqtari në pozicionin e kryetarit të Gjykatës së Apelit Korçë, për shkak të shkarkimit nga detyra të Kryetares aktuale me vendim të KPK me datë 10.10.2018.

Në rendin e ditës, që u njoftua vetëm disa orë përpara mbledhjes, në të cilën për shkak të harkut të shkurtër kohor të njoftimit, e bëri të pamundur pjesëmarrjen time në mbledhje si Ministre Drejtësie, ishin përcaktuar dy çështjet për të cilat do të merrej vendim: komandimin e një kryetari të ri për Gjykatën e Apelit Korçë dhe delegimin e disa gjyqtarëve sipas kërkesave të gjykatave të ndryshme.

Pas zbardhjes së procesverbalit të mbledhjes të datës 11.102018, vihem në dijeni se gjatë mbledhjes, në rendin e ditës është shtuar dhe një çështje e pa njoftuar më parë, lidhur me një kërkesë të gjyqtarit Gjin Gjoni “për leje prindërore për një periudhë 2-vjeçare”.

Kjo kërkesë e pranuar në mënyrë haptazi të paligjshme është miratuar me votim nga anëtarët prezent të KLD-së, çka e bën shumicën e këtij institucioni edhe njëherë tjetër autore të një vendimmarrje haptazi të paligjshme.

Duke përfshirë në rendin e ditës, në fund të mbledhjes shqyrtimin e kërkesës së gjyqtarit Gjin Gjoni dhe duke vendosur miratimin e saj, me argumentin se është bërë me vajzë dhe do t’i duhet të bëjë shpesh vizita/udhëtime në shtetin gjerman, ku jeton familja e tij, KLD-ja është riafirmuar si mishërim i drejtësisë së vjetër klienteliste e të korruptuar.

Këto veprime të anëtarëve të KLD-së janë në shkelje të rëndë të rregullave procedurale të parashikuara nga legjislacioni në fuqi. Ky akt administrativ i KLD-së si një akt i ndërmarrë në procedurë të parregullt, është për rrjedhojë absolutisht i pavlefshëm.

Bazuar në legjislacionin në fuqi si dhe në praktikën e KLD, çdo kërkesë për përfshirjen e çështjeve shtesë në rendin e ditës, bëhet prezente, shqyrtohet dhe më pas votohet përpara se KLD-ja të nisë shqyrtimin e pikave të rendit të paracaktuar. Në këtë mbledhje që është një “déjà vu” e turpshme, kërkesa në fjalë është shqyrtuar në mënyrë të paligjshme në fund të mbledhjes.

Për më tepër, bazuar në parashikimet ligjore, KLD mund të marrë në shqyrtim dhe të vendosë për çështje që nuk janë përfshirë në rendin e ditës, vetëm me votat e 2/3 të të gjithë anëtarëve. Në kundërshtim të hapur me këtë dispozitë dhe parashikimet ligjore të Kodit të Procedurave administrative, në mungesë të kuorumit të nevojshëm, madje duke përfshirë dhe votën e vetë Gjin Gjonit, i cili ka votuar për veten si kurrë më parë në historinë e saj, KLD-ja i ka shkuar deri në fund një paligjshmërie të këtyre përmasave.

Edhe më keq, vendimi haptazi i paligjshëm i KLD-së konstatohet dhe gjatë mbledhjes, pasi ai nuk i është nënshtruar sipas detyrimit ligjor, asnjë diskutimi lidhur me përmbushjen e kritereve ligjore, proceduriale dhe përmbajtësore, për pranimin e kërkesës.

KLD-ja në njoftimin që ka bërë për mbledhjen, ka botuar në faqen e saj vetëm dy vendimet që lidhen me komandimin e kryetares dhe delegimin e gjyqtarëve, duke mbajtur të fshehtë vendimin e marrë për gjyqtarin Gjin Gjoni, në një kohë që procesverbali i publikuar e tregon fare qartë vendimmarrjen e miratimit të “lejes prindërore”.

Eshtë e qartë se nuk është objekti i kërkesës, po vetëm Vetingu i padëshiruar, që e ka çuar anetarin e vetë KLD deri në këtë absurd!

Nisur nga përgjegjësia ime si Ministre e Drejtësisë dhe njëkohësisht si anëtare e KLD-së, do t’i drejtohem zyrtarisht këtij institucioni që të shfuqizojë, si absolutisht të pavlefshëm këtë vendimmarrje të marrë në shkelje të rëndë e flagrante të ligjit.

Në të kundërt, kërkesa do t’i drejtohet gjykatës për të anulluar këtë akt haptazi të paligjshëm si dhe Komisionit të Vetingut me një kërkesë publike për largimin nga gjyqësori të të gjithë atyre, që kanë ngritur dorën kundër ligjit.

KLD duhet të ndalë njëherë e mirë vendimmarrjet e paligjshme e cila bie ndesh me parimet e shtetit te se drejtes, legjislacionin ne fuqi dhe interesin e qytetareve. (TemA)

15 komente në ““KLD i jep 2 vjet leje prindërore Gjin Gjonit”, ministrja zbulon vendimin: Është pranuar dhe miratuar në mënyrë të paligjshme”

  1. LORA says:

    KLD-ja ,me kryetar krye-lesh-e-listin Ilir meta, vetem produkt gjin-gjonist mund te jape.
    Kur do te shuhet perfundimisht kjo fare malinje ?
    Akoma do te mbajme mbi shpine kete skote gangsteresh ?

  2. Jozi says:

    Nuk asht problem se ka ngel Gjini me barre, por duhet gjet kush asht qirsi… ?

  3. Illyria-Shqiperia says:

    Urojme t’a mbash fjalen znj ministre.

  4. H says:

    Ja ku e paska mbeshtetjen gjin maloku hajdut, tek Ilir katunari hajdut me çizme. Aleancë hajdutësh.

  5. Qirsi dihet mor bac qe eshte baca sali me kursin e plepave,dhe per 6 muaj e jo 9.

  6. Ballatrus says:

    KLD nuk duhet te jete vetem konstatues, por te marr masa dhe Gj.Gj qe ka marr leje shtatzanie te ktheje leket e shtetit si ruates i fondeve qe merr nga tatimpaguesit. Duhet te paguaje edhe ai kokelopa qe i ka aprovuar leje ne menyre te padrejt.

  7. NjeQytetarOptimist says:

    White collar crime.. Akoma e mbani ate institucjon lapanjoz ne kembe?!?! Mire jua bejne..

  8. Ta gezosh Baftjar says:

    Mona s’ka dit gja.E ka ba Ilini me Koken e vet.

  9. Feriti says:

    Turp per KLD dhe kryetarin e tij. Nje hajdut si Gjin Gjoni tregohet mi gjirizi. Ai duhet te jap llogari deri ne nje e nuk mund ti shmanget Vetingut.

  10. Zorro says:

    Lerini more keto mbrockulla se behen per te diskredituar demokracine tone te brishte.
    Akuzoni KLD se kujtoni se eshte Byrona Politike qe nuk guxonte njeri te kerkonte leje barre nga meshkujt,ndersa sot behen me barre edhe burrat.
    Ja kete nuk kuptoni ju komunistet se doni qe gjyqtaret tane te marrin vetem rrogen e asgje tjeter.
    Ku keni pare ju sot qe gjyqtari te shkoje ne punr me biciklete?
    Edhe Rama me biciklete e filloi,por kur ndertoi keshtjellen ne Surrel,dhtroi me asfalt nje rruge te re gjoja per fshatin me 200 banore.
    Ndersa ne Yzberisht me 50 mije banore ka 6 vjet qe nuk ka shtruar asnje cm rruge plot gropa,balte,pluhur,plehra etj.

  11. Sulo says:

    Turp !!! Vetem ne shqiperi ndodhe qe hajdutet e kriminelet kane ne dore pushtetin, e te bejne hartime per reforma ne drejtesi!!

  12. Njishi77 says:

    Prandaj qahen keto te P.D se dhe te L.S.I se se kemi mbet pa gjykata e sidomos per Keshillin e larte te Drejtesise prandaj e dashkeni kete keshill se ju paska dhene fjalen Ilir kryemadhi qe kq qene kryetar i atij institucioni mafjoz por iken ato kohra kan perfundu njehete e pergjithmone sa te jete trimi dhe burri shtetit kryeminister z. Edi Rama qe zoti e ruajt me gjithe familjen e tij dhe qeverine qe ka . Nuk mundeni ma me bere si keni bere dhe me plaçkite kete popull dhe me shkatrru vendin.

  13. Alban Dega says:

    VETEM VETINGU SPAKU DHE BYROJA KOMBETARE E HETIMIT E SHPETOJNE SHQIPERINE NGA KTHETRAT E XHIND XHONET ADRIATIK PÁLLAT ZAGARNOJERET … E BANDES SE GANGSTEREVE DHE KRYEXHINDI I SHQIPERISE SALI BERISHA !

    Banda e Gangstereve ne burg !
    Cdo cent pasuri e grabitur e plackitur shqiptareve te kthehet tek shqiptaret viktima te ketyre kucedrave te pangime me djersen, mundin dhe gjakun e tyre !
    A mund te jape e miratoje vendime te drejta e ligjore Keshilli i Antidrejtesise se Shqiperise, KLD-ja e sterkorruptuar e Sali Like … Floririt dhe kamikazeve te tyre !?
    Ligj ! Drejtesi !
    Askush nuk eshte mbi ligjin !

  14. fundi i botes says:

    te jape plotesisht te drejte ministre, vendimi eshte i kundraligjshem po e po, por dhe aq qesharak sa ne qe punojme per nje kohe te gjate ne vend perndimor na ka lene te shokuar, nje maskard nga nje KLD taman kriminale.
    Ata ne radhe te pare duhet te studjojne menyren se si jepet FMLA , cfare dokumenta duhen, dhe sa asht max i kesaj leje.
    Mjere neve kush na ka gjykuar, nje grup talibanesh me kullare dhe pa mjekerr.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje