"Komentoi" Ramën në “Zonë e Lirë”, reagon Pandeli Majko: Ky është ai momenti kur kupton se shpifjet kanë karakteristika pozitive

20 Tetor 2018, 08:35Politika TEMA
"Komentoi" Ramën në “Zonë e Lirë”,

Mbrëmjen e kaluar kryeministri Edi Rama ishte i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” dhe siç ndodh zakonisht kur shfaqet në studio televizive linkun e intervistës, Rama e shpërndan edhe në rrjetin social Facebook, për t’i dhënë mundësi ndjekësve të tij ta ndiqnin atë “live”.

Ndërkohë që një prej ndjekësve të intervistës së Ramës, ka qenë edhe një adresë fallso me emrin e Pandeli Majkos, që ka dërguar një emoji në formë zemre për Ramën, veprim i cili u pasqyrua në median online si lajm.

Majko, me anë të një postimi në adresën e tij zyrtare në Facebook, shkruan se ky është ai momenti kupton se “shpifjet” kanë karakteristika pozitive

Çohesh në mëngjes dhe shikon që një faqe facebook-u “fake” ka bërë lajm!

Ky është ai momenti kur kupton se “shpifjet” kanë karakteristika pozitive”, shkruan Majko.(TemA)

1 komente në ““Komentoi” Ramën në “Zonë e Lirë”, reagon Pandeli Majko: Ky është ai momenti kur kupton se shpifjet kanë karakteristika pozitive”

  1. Monitor says:

    Komenti dhe debati civil i dy komentuesve per performancen e Z.E.Rama, pasi iku Z. Rama, ishte nje inovacion i mrekullueshem i A.. Canit!
    Flm z.Cani!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje