Është shoqëruar në policinë e Tiranës Arben Ndoka, ish-deputeti i PS dhe me pas eshte vene ne pranga.
Nga infomacionet e para, thuhet se Ndoka akuzohet per nderhyrje ne tjetersimin e nje prone tek “Rana e Hedhur”, por ne favor te disa te afermve te tij.
Ai është shoqeruar nga RENEA pasditen e sotme së bashku me dy persona të tjerë.
Në shtator të vitit 2015, Ndoka dorëzoi mandatin e deputetit, pasi u prek nga ligji i dekriminalizimit, pasi kishte një dënim në Itali.
Pak muaj më parë u arrestua kryebashkiaku i Lezhës i cili vjen nga radhët e PD-së, Fran Frrokaj. Frrokaj asokohe u akuzua dhe arrestua për tjetërsim të pronave. Në pranga në mars të këtij viti ranë edhe nënkryetari i Bashkisë, kreu i Hitepokës dhe dy juristë, ndërsa prokuroria kishte lëshuar 23 urdhërarreste. Në atë kohë, Partia Demokratike ushtroi një presion të fortë ndaj Gjykatës duke mundësuar kështu lirimin e të arrestuarve.
Ndërsa ditën e sotme, është arrestuar nga policia po për tjetërsim prone, Arben Ndoka, ish-deputet i PS-së. Për këtë akuzë, bashkë me Ndokën janë rishpallur në kërkim edhe dy shtetas që ishin edhe në rastin e kryebashkiakut demokrat, pjesë e ‘lojës’ së tjetërsimit të pronave. Ata janë rishpallur në kërkim pasi herën e parë, falë presionit të PD-së, ia dolën t’i shmangen drejtësisë. Ndersa sot, jane shpallur serish ne kerkim per tjetersim pronash me Arben Ndoken.
Njoftimi zyrtar i policisë:
Policia e Shtetit ka ekzekutuar urdhrin e arrestit për shtetasin Arben Ndoka, 46 vjeç, nga Lezha, për të cilin Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën “Arrest në burg”.
Ai dyshohet për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, “Shpërdorimi i tokës”, në kuadër të një grupi kriminal, të përfshirë në tjetërsim tokash.
Hetimi disa mujor ka mbledhur prova dhe se ky grup kriminal dyshohet si i implikuar në abuzimet me troje shtetërore në zonën e Lezhës dhe Kurbinit, përmes falsifikimit të dokumenteve e vulave etj.
Në mars 2018, Policia e Lezhës hetoi një grup kriminal që dyshohej se ishte lidhur me abuzimet toka e troje në zonën e Shëngjinit dhe ndaloi 12 persona, mes tyre edhe Kryetari i Bashkisë Lezhë, ndërsa 11 u shpallën në kërkim.
Ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin akuzohen se kanë falsifikuar, tjetërsuar dhe përvetësuar 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Shëngjin, Lezhë.
Megjithë provat e forta të paraqitura nga Policia dhe Prokuroria, Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë dhe Gjykata e Apelit Shkodër, ndryshuan masat për një numër të konsiderueshëm shtetasish, mes tyre edhe Kryetari i Bashkisë Lezhë, si dhe 2 shtetas të ri-shpallur në kërkim.
Gjithashtu disa ditë më parë, Policia e Lezhës goditi një tjetër grup prej 11 ish-zyrtarësh të Hipotekës, aktiviteti i të cilit dyshohet se lidhet me tjetërsimin e tokave në këtë qark.
nese keni ven re,arrestohen vec kristiane [hajduta o politikane] por asnje tourkotsam,muslimon,bektash,kosovar,shpellar e dreqi me te bir……..!!!!
madje keta te fundit vec vjedhjeve,grabitjeve,falsifikimeve kane lyer edhe duart me gjak…………!
Hahaha. Sa injorant qe paske qene o grekofon.
Shshshshshshshs mos Provo ndarje fetare o kok bosh
… dhe qe prandaj ti more mi i peshtire halesh e gjirizesh nuk thua kurre te verteten, por vetem shpif dhe vjell vrer pa fund. Si nuk te peshtiroset vetja, kaq shume vrer sa nxjerr nga gojegjirizi yt antishqiptar ?!!!!!!!!!!!
Po edhe 1000 evro ora te te paguante Siprasi, do te te peshtirosej vetja nese do kishe brenda teje qofte edhe nje grimce cipe.
Po deshe te cojme ti besh shoqeri krimb i janulles hahahaahhaha .
Showwwwwww….mediatik!!!!
Bashkepunim i “shkelqyer” Ps-Pd.
PO TE DOJE POLICIA I ARRESTON TE GJITHE KETA PLEHRA SE I DI SE KU JANE,,,,,, POR I LIRON GJYKATA E KORRUPTUAR,,KUSH NUK DOREZOHET VETE URDHRIT TE POLICISE TE VRITET NE VEND NGA POLICIA,,,,MJAFT ME ESHTE MBUSHUR TIRANA ME HALE E PLEHRA..//////
undefined
hahahaha e me mjat; pra PD e ka fajin??? Give me a break Meroooooo
Lezha ben feste sonte.