DIPLOARKIVA: 60 vjet në UNESKO, sfidat 12 vjeçare të pranimit të Shqipërisë në këtë organizatë

21 Tetor 2018, 14:45Dossier TEMA
DIPLOARKIVA: 60 vjet në UNESKO, sfidat 12 vjeçare të pranimit

Anëtarësimi i Shqipërisë në UNESCO më 16 tetor 1958, e ndihmoi Shqipërinë e atëhershme të luftonte analfabetizmin në përpjekje për të nxjerrë vendin nga një prapambetje e theksuar.

Por sot, vendi ynë është pjesë e politikave transformuese të UNESCO-s.

Procesi i anëtarësimit në këtë organizatë zgjati për rreth 12 vite që nga shprehja zyrtarisht e dëshirës së shtetit shqiptar të kohës, në nëntor të 1946-tës.

UNESCO është një organizatë e specializuar e OKB-së e krijuar me 16 nëntor 1945. Shqipërisë iu desh një punë diplomatike të vazhdueshme, që nga viti 1946, kur paraqiti kërkesën e parë dhe vetëm pas pranimit si anëtare e OKB në dhjetor 1955, procedura e pranimit në UNESCO ishte më e thjeshtë.

Shqipëria miratoi Konventën themeluese të organizatës, duke i hapur rrugën firmosjes së Konventës, e cila u bë nga përfaqësuesi i Shqipërisë në Paris, Dhimitër Lamani.

Në të njëjtën ditë u dorëzua dhe instrumenti i miratimit të Konventës së 16 nëntorit të 1945, tek Drejtori i Përgjithshëm i UNESCO-s dhe kësisoj Shqipëria u bë anëtare më 16 tetor 1958.

Kështu nisi edhe bashkëpunimi tashmë 60-vjeçar i Shqipërisë me këtë organizatë, me dritëhijet e veta, dhe sot është bërë palë e të gjitha konventave kryesore të UNESCO-s, ka marrë pjesë aktive në diskutimet mbi çështje madhore të agjendës së organizatës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje