Kryetari i Komisionit parlamentar të ekonomisë Erjon Brace ka propozuar dy projektligje, që sipas tij do të zgjidhin problematiken e pronësisë mbi token, për të gjithë ata që kanë përfituar me fondin e ish-ndërmarrjeve bujqësore.
Erjon Brace ka propozuar dy projekt ligje që synojnë rregullimin e problematikës së marrjes së pronësisë mbi tokën të familjeve që kanë përfituar nga fondet e ish-ndërmarrjeve bujqësore.
“Ligji vendos si afat kohor kur personi është vendosur në territor gushtin e vitit 1991. Ka ndodhur që njerëzit janë zhvendosur para kësaj periudhe, por për shkak të trazirave pasaportizimi ka ndodhur pas gushtit të 1991-shit”, shprehet ai.
Prej 1991 e këtej e kanë tokën thjesht në përdorim dhe ligji aktual ju kufizon atyre mundësinë e marrjes së një certifikate pronësie. Ne ju njohim të drejtën që të provojnë faktikisht vendosjen në këto territore para gushtit të 1991″, tha Braçe.
Braçe thotë se mjaft familje që janë shpërngulur në fillim të viteve 1990 nuk mund të marrin dot hipotekën pasi nuk kanë qenë të regjistruar si banues të fshatit, ndërkohë që ata faktikisht kanë marrë tokë në dorëzim.
Subjektet duhet të provojnë gjithashtu që nuk kanë marrë tokë tjetër në zonën ku banonin më parë. Po ashtu Braçe propozon që t’i hiqet heqja e të drejtës për të marrë hipotekës për subjetet që e kanë marrë tokën në përdorim nga ish-ndërmarrjet bujqësore dhe më pas janë shpërngulur nga vendbanimi duke e lënë atë djerrë.
“E kanë marrë në përdorim, por që se kanë përdorur më. E më pas ata janë larguar. Kjo tokë duhet t’i kthehet shtetit”, u shpreh ai.
Afati i ri që propozohen për regjistrimin e tokës të përfituar nga ish-ndërmarrjet bujqësore është qershori vitit të ardhshëm, ndërkohë Braçe thotë se për tokat e shpërndara pas vitit 1993 duhet një hetim i thellë.(tch)
Mire per ish Ndermarrjet Bujqesore Z. Braçe, por per ish kooperativat bujqesore?Kam tre vjet qe merrem me hipoteke , Bashki, Prefekture dhe çeshtja qendron ende pezull pa u zgjidhur. Shkaku?Jam trajtuar me toke ne baze te ligjit 7501 , kam marre ne baze te normes per fryme ne sektorin e kooperative bujqesore ku banoja efektivisht dhe jo ne sektorin e kooperatives bujqesore ku kisha dy vjet qe kisha çuar letrat e banimit (qendra e banuar ku banoja realisht dhe ku jam trajtuar realisht me toke me qendren e banuar ku kisha çuar letrat e gjendjes civile ishin e njejta kooperative por fshatra te ndryshem).Kam qene anetar i kooperatives bujqeore dhe jam trajtuar me toke vetem ne nje vend ku kisha lindur dhe banoja realisht.Jam pajisur me AMTP nga komisioni qe ne 1993 dhe sot e kesaj dite sorrollatem zyrave te shtetit pa gjetur zgjidhjen per marrjen e Çerifikates se pronesise.Dhe a e di pse nuk marre zgjidhje?
1-Se nuk kam paguar nen dore zyrtaret qe firmosin kete dokument
2-Se kam besuar verberisht tek rilindja me reformat e ndermarra ,dhe besoja qe token e kam marre me ligj dhe
çertifikaten duan s’duan do ma japin ne baze te ligjit.Por jo zoti Brace se Maliqi ende ben ligjin.Edhe pse kam bere ankese ne portalin qeveritar ketu e nje vit me pare byrekun ende se ka pjekur saçi.
Nuk na mjafton karaura e deritanishme por na duhet edhe nje ” idotesi” tjeter.
E thene shkurt: Kush nxjerr dy deshmimtar e te thone qe filani ka jetuar ketu…iku toka.
Bracia me atoporlant neper tirane;
Hajdej pune per avuketer…hajde pune per gjykata…
( idotesi” quaj mendimin dhe jo bracen,nga te paktet qe vlen)
Vazhdo Shoku Brace me ligje per grabitjen e tokes.Eshte turp te kerkosh qe toka ku ngriten fermat ti kthehet shtetit kur ajo e ka pasur nje pronar.E po keshtu toka ne ish kooperativat.Me keto veprime vjedhia eshte ngritur ne sistem,tani duhet te futet me ligj ne Kushtetute.E katandiset kete vend qe ta abandonojne gjithe populli me perjashtim tuaj qe nuk dini sa prona keni pervetesuar.Ktheni pronen tek i zoti se ndryshe Shqiperia nuk mund te behet me hajdute.
me ligjin komunist e keni marr toka i takon te zotit jo ty qe ta dha ramizi
Pronar trashigimtar brez mbas brezi a do marrin token?? Masaker eshte bere ne hipoteka. Nuk gjen dokument origjinal vetem fotokopje. Ne 2008 paguje nje mandat 6.800 lek te reja vetem pasi kishe dorzu te gjith dokumentat vetem origjinal. Me sa kujtoj nuk pranoheshin fotokopje te noterizuara. Pas transferimit ne Tieane te dokumentacionit nga rrethet ne dosje gjeje vetem dokumenta fotokopje. Si ka mundsi qe cmimi i kompensimit per 1 m2 te jete disa here me i vogel se cmimi dysheme mbi te cilin llogaritet tatimi mbi shitjen si mund te pranohet nje cmim kompesimi toke trull para 90 1,200 lek te vjetra m2??? Mizore
Kush ka zaptuat tokat pas vitit 1990,nuk ka te drejte
as pronesi,as hipoteke,as ligji hajdut 7501.
Tokat ti kthehen pronareve,ndermarjeve bujqesore,shtetit.
Askund nuk kthehet pronesi toka e zanun (vjedhur).
PO LIGJI 7501,SI DO TE VEPROHET ? psh ZONA BREGDETARE LUNGO MARE,.ATA QE KANE ARDHUR NE BABRRU E PASKUQAN,. GOLEMI .ATA QE KANE ZAPTUAR GJIRIN E LALZIT,ATA QE KANE MARRE TOKAT E GJYSHIT TIME.ATA QE PRETENDOJNE SE: JANE TIRONSA ME TE VJETER SE VETE TIRONSAT ,ATA ATA ATA ,NUKE MBARON KURRE.
MERE . PO ME TOKAT E MIA ,CFAR DO BOHET?
RROFTE BRACJA PO MI DHA,DO I JAPE NJE DARKE TE MIRE NE SAUKE TEKE KARROCA E QOFTEVE TE RAMADANIT.
ne qofte se doni te rregulloni problemin e pronaes dut te aborgoni ligjin famkeq e komunist 7501 dhe toka ti kthehet trahigimtarit te vertete ndryshe asnje investim nga jashte as nga mrenda nuk do ket sikur nuk ka pasur deri tani mjaft me me kto ligje antinjerzore