Polica në Montgomery të Teksasit është vënë pas një gruaje, e cila braktisi të birin dyvjeçar para derës së një shtëpie private.
Kamerat e sigurisë të instaluara në një shtëpi private, kanë filmuar momentin kur gruaja troket në derë dhe largohet me shpejtësi të madhe nga vendi i ngjarjes me një veturë të bardhë, duke e lënë djalin para derës.
Në video shihet se si kjo grua e tërheq zvarrë të birin deri para derës së shtëpisë, dhe më pas largohet me shpejtësi.
Zyrtarët e policosë janë duke kërkuar ndihmën e qytetarëve në identifikimin e kësaj gruaje, e cila pa pikë mëshire braktisi të birin e saj 2 vjeçar. (TemA)