Shoferi i një autobusi në pjesën lindore të Kinës është duartrokitur nga mijëra qytetarë, të cilët panë videon ku ai ndihmonte një pasagjer të moshuar për të hipur në një autobus tjetër duke e mbajtur në shpinë.
Pas një udhëtimi të gjatë, burri i moshuar tha se i ishin mpirë gjymtyrët e trupit dhe kështu nuk mund të zbriste nga autobusi në qytetin Huai në provincën kineze Jiangsu.
Shoferi i autobusit që është identifikuar si Ding Wenzhen, nuk hezitoi ta ndihmojë të moshuarin kur e kuptoi se nuk po mund të ecte. Kështu e mabjti në shpinë deri në autobusin tjetër.
“Jam munduar të jem sa më i kujdesshëm derisa po e mbaja në shpinë, pasi frikësohesha se mund të rrëzohet”, ka deklaruar shoferi kinez. (TemA)