Zgjedhjet lokale në Poloni, një test që Europa po e ndjek me interes

21 Tetor 2018, 14:01Bota TEMA

Qytetarët polakë votojnë sot në zgjedhjet lokale, të cilat shihen si test për partinë në pushtet, Ligj dhe Drejtësi, politikat e të cilës kanë shkaktuar shqetësim në Bruksel, për shkak të ndryshimeve që mund ta çojnë vendin drejt një sundimi autoritar.

Një rezultat i mirë për partinë në pushtet do t’i shtonte këto shqetësime vetëm pak muaj para se vetë Parlamenti Europian të mbajë zgjedhjet e veta, që po paraprihen nga një retorikë e shtuar e grupeve të partive euroskeptike.

Një rritje e mbështetjes do të ishte po ashtu një shqetësim i madh për Platformën Civile, partia nga e cila ka dalë Donald Tusk, i cili mban aktualisht postin e presidentit të Këshillit Europian.

Partia Ligj dhe Drejtësi e mori pushtetin në vitin 2015, me premtimet për reforma dhe mirëqeverisje, konservatorizëm social dhe rol të shtuar të shtetit në ekonomi.

Zgjedhjet vijnë në një moment jo të lehtë për të ardhmen e Europës, ndërsa Brexit dhe kryeministri hungarez Viktor Orban e kanë tronditur Bllokun, ndërsa partitë e të djathtës po fitojnë terren gjithnjë e më shumë në kontinentin e vjetër.

Liderët e BE-së thonë se ndryshimet që partia qeverisëse ka bërë në sistemin gjyqësor në Poloni kërcënojnë sundimin e ligjit në vend dhe parashikojnë sanksione të ashpra. (TemA TV)

1 komente në “Zgjedhjet lokale në Poloni, një test që Europa po e ndjek me interes”

  1. olimpia says:

    Ky eshte problemi i te majtes europiane,temat e socialisteve po i trajtojne te djathtat sociale .Sanders ne SHBA dhe sidomos Korbyn ne Britani po perpiqet tye riktheje te majten ne shtratin vet tradicuional,por e majta kontinentale europiane me disa perjashtime ,eshte ne gjume letrargjik.Ne Shqiperi populli i majte ka qene eshte dhe do te jete perhere ne shumice,por Rama duhet te ktheje syte urgjent nga problemet e shumices,sidomos te rrite rolin e shtetit ne ekonomi,te rrite minimumin e rroges baze per mbijetese,te realizoje perfundimisht reformen ne drejtes,te spastroje aparatin shteteror,aresimin ,shendetesine dhe policine nga korrupsioni.Nderkohe te kerkoje investime ne industri sepse kjo eshte rruga e vetme e daljes ngfa vaferia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje