Michael Bolton, fajkoi me mustaqet e bardha të pangatërrueshme, që faktikisht drejton politikën e jashtme të Trumpit, do të takohet sot në Kremlin me Vladimir Putinin, që do të kërkojë “sqarime” mbi vendimin e Shtëpisë së Bardhë për të t’u tërhequr nga Traktati i armëve bërthamore me rreze të mesme.
Eshtë marrëveshja me të cilën në vitin 1987, BRSS e Gorbaçovit dhe SHBA e Reganit u vunë fre raketave me rreze të shkurtër dhe të mesme, duke nisur nga Cruise dhe SS-20, duke çliruar kështu Evropën nga makthi bërthamor dhe përshpejtuar fundin e Luftës së Ftohtë.
Sipas Donald Trump, marrëveshja sot shkelet në fshehtësi nga Rusia dhe i lejon Kinës, e cila nuk e firmosi traktatin, që të shumëfishorë raketat e veta në dëm të Pentagonit. Ky është shkaku që SHBA do të dalë.
“Eshtë një lëvizje e cila do e bëjë botën shumë më të rrezikshme dhe do t’i hapë rrugë një gare të re armatimi”, ka thënë dje zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i cili ka kërcënuar me masa të menjëhershme, në formën e sistemeve të reja të armatimit, që rusët do i zhvillojnë.
Vetë Gorbaçovi, që tashmë është 87 vjeç, ka denoncuar vendimin e Amerikës si të “pamatur”, duke shtuar se kush e ka marrë këtë vendim, nuk mund të jetë një mendje e madhe. Komente alarmuese kanë ardhur nga Evropa, sidomos Gjermania. Madje edhe Kina ka ftuar Uashingtonin që “të mendojë dy herë”, para se të ndjekë këtë rrugë. “Një tërheqje e njëanshme e SHBA do të ketë një seri të gjatë efektesh negative”, ka thënë Hua Chunying, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme.
Megjithatë, sidomos shumë analistëve, këto kritika ndaj lëvizjes amerikane të shpallur të shtunën, i referohen një situate idilike, që nuk ekziston më prej kohësh. Jo vetëm SHBA dhe Rusia, por edhe Kina, gjithnjë e më ambicioze në nivel ndërkombëtar, po i rrisin me nxitim shpenzimet e tyre ushtarake. Nuk bëhet më fjalë për negociata çarmatimi. Fitorja në terren e rusëve dhe iranianëve në Siri, në mbrojtje të regjimit të Assadit, ka turpëruar mbrojtësit e diplomacisë dhe paqes.
Mjafton të shohësh atë që po bëjnë ushtritë më të mëdha të botës, me shumëfishimin e stërvitjeve ushtarake, për të kuptuar ndryshimin e thellë të klimës, që ka çuar edhe në vendimin e SHBA. E kanë nisur pikërisht rusët, duke organizuar në fillim të shtatorit atë që u quajt Vostok-2018, stërvitja më e madhe ushtarake që nga kulmi i Luftës së Ftohtë, me pjesëmarrjen jo vetëm të 300 mijë njerëzve, një mijë avionëve luftarakë dhe 900 tankeve, por edhe një kontigjent ushtarësh dhe helikopterësh të forcave të armatosura kineze. Kina, marina ushtarake e të cilës ka kaluar atë amerikane për nga numri i luftanijeve, po nis një stërvitje masive ushtarake bashkë me 10 vende aziatike.
Për të mos mbetur prapa, NATA do të nisë në fund të tetorit në Norvegji, “Trident Juncture 2018”, që Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg e quan “stërvitja më e madhe në shumë vite”. Do të marrin pjesë 45 mijë trupa nga 29 shtete, 150 avionë, 60 anije, 10 mijë mjete, dhe do të shërbejë për të simuluar “reagimin kolektiv të NATO-s, në rast se sulmohet me armë një shtet aleat”: një skenar ky, që deri pak muaj më parë dukej fantazi ushtarake, por që tani, me shfaqjen e një tjetër Lufte të Ftohtë – jo më dypolare, por trepolare – nuk ngjan më dhe aq jorealist.(La Repubblica, bota.al)
Rusia,një shtet pusht,diktator dhe i pa besë,që historikisht ka qënë mitra e konflikteve dhe mosmarrëveshjeve në Evropë dhe Botë.
Një shtet historikisht i dështuar ekonomikisht që kërkon ta kompesojë me armatosje,kërcënime dhe ne thika pas krahëve.
Ishalla fillon një luftë që kësaj here tja shkërdhejnë kurvën dhe ti lajë njëherë e mirë gjithë fatkeqsitë që i ka sjellë Evropës për 200 vjet.Ta bëjnë që mis i mbijë as bari këtij shteti të poshtër që vetëm fatkeqësi sjell për njerëzit!!
Sa të jem gjalle una .,bota do eci sipas parashikimeve të mia.
Per fat te keq BE ne rivalitetin e madh te shekullit te 21 mungon per faj te nacionalizmave idiote .Ne kete perplasje gjigande te tre shtetet qe permend analisti kane objektiva te ndryshme.
SHBA..synojne te ruajne hegjemonine boterore ne kushtet e ndryshimeve te medha ekonomike, politike, ushtarake dhe sociale te botes bashkohore.Rritja e jashtzakoneshme e Kines, ridalja ne skenen nderkombetare e Rusise se Putinit mbas epokes shkaterruese te Jelcinit ,zhvillimet e shpejta te Indise , Brazilit ,te Azise Juglindore,Meksikes,Turqise,Indonezise,te mjaft vendeve afrikane, latinoamerikane kane prishur rrjedhen gati te njetrajteshme te dominimit amerikan dhe kjo e ka vene politken amerikane perpara te papriturave te medha .
Kina eshte lojtari i ri gjigand qe kerkon hapsiren e nevojshme ne arenen boterore .Duke realizuar nje zhvillim kompleks te jashtezakoneshem me nje shpejtesi qe ka thyer te gjitha traditat e mepareshme ,Kina ka arritur qe te shnderrohet ne hapsiren ekonomike , teknike ,shkencore dhe ushtarake konkuruesja me e madhe e SHBA..s.Nen udheheqjen e nje partie , me nje sistem hibrid qe shfrytezon avantazhet e centralizmit dhe te lirise se tregut ka mundur qe brenda 30 viteve te 10 fishoje te ardhurat per fryme duke nxjerre nga varferia mbi 800 milione njerez.Ne keto kushte ajo kerkon trajtim te barabarte me SHBA per te garantuar jeten e 1 miliarede e 380 milione njerezve
Rusia..mbas katastrofes se ish BS te realizuar jo nga perendimi por nga klasa idiote drejtuese me Gorbacovin ne krye nuk ka synimet e SHBA DHE Kines.Rusia e Putin me nje popullsi rreth 145 milione banore , me nje hapsire gjigande mbi 17 milione km2 dhe pasuri te pafund synon te garantoje paprekshmerine e saj duke qene e sigurte se niveli i jeteses se popullsise do te kete nje rritje te panderprere pasi ka rezervat me te medha boterore ne total.Synimi i Rusise eshte te mbaje sa me larg kufijve te saj vatrat e rrezikut dhe te krijoje nje brez kuzhinete.
Me kete kontekst lufta e ftohte tripolare do te zgjase shume kohe por shnderrimi i saj ne nje perplasje te nxehte eshte gati e pamundur .Kjo per aresyen e thjeshte se asnjera nga palet nuk mund te mbrohet nga kundergoditjet e mundeshme pasi sistemet sulmuese raketoberthamore nuk mund te neutralizohen nga asnjera pale,qofte amerikanet , ruset apo kinezet.Si rrjedhoje shtabet ushtarake qe duhet te shtypin butonet apo japin urdherat nuk besoj se do te cmenden per te cuar drejt vdekjes edhe familjet e tyre.Ne keto kushte amerikanet , kunezet dhe ruset do te detyrohen te arrijne marreveshje te bashkjeteses edhe pse tensionet do te jene te pranishme per te siguruar kushte me te mira te kesaj bashkjetese nen kecenimin berthamor .Njerezimit i duhet akoma shume kohe per te dale plotesisht nga egersia kafsherore e origjines .Shkenca dhe teknologjia nuk mjaftojne per te ndryshuar egzistencen psikosociale te njeriut.
Megjithese lajmi I mesiperm mundohet te paraqese
forcen e rusise dhe kines si te barabarta me ato te
SHBA dhe NATO, rrealiteti eshte krejt ndryshe.
Kina, Rusia dhe Irani se bashku Jane te frikesuara deri ne palc nga SHBA te dhe NATO.
Kines I duhen te pakten edhe 30 vite qe te arrije kapacitetet ushtarake te SHBA se sot, por imagjinoni ku do te jene SHBA te mbas 30 viteve. Po ti shtosh ketije ekuacioni edhe buxhetin ushtarak te NATOS
(29 vende antare) + japoni, kore e jugut,australi, atehere shihet se ska shprese per rusine fashiste dhe kinen komuniste.