Dash Shehi i sinqertë, deputeti i parë që pranon se luan kumar: Luaj ndonjë dorë poker. S’jam kundër, por duhet të kufizohet…

23 Tetor 2018, 21:54Politika TEMA

I ftuari i parë i emisionit “Provokacija” të gazetarit Mustafa Nano ishte, kryetari i LZHK-së Dashamir Shehi. Një diskutim për ngjarjet më të rëndësishme politike në vend dhe mendimin e Shehit për ndryshimet kushtetuese për mbylljen e lojërave të fatit.

Shehi tregoi se nuk është kundër bixhozit si princip, por kundër masivitetit që ndodhet në Shqipëri duke i dhënë një formë të keqe jetës urbane.

“S’jam kundër, por në Shqipëri është bërë kaq masive, është bërë kaq e pranishme dhe fizikisht, sa që me thënë të drejtën i ka dhënë një formë të keqe jetës urbane dhe zonave rurale. 

Unë jam nga ata që luaj edhe ndonjë dorë poker, nuk është se jam kundër, por duhet të kufizohet. Në zonat rurale i vetmi vend komunitar janë ato ku luhet poker, them se duhet të frenohet. T’i themi stop.

 Në Shqipëri, siç çdo gjë tjetër, është ekzagjeruar edhe me pikat e basteve.

Sot po nuk të dhanë lekët merr biletën dhe shkon në polici, nesër kur të luhet ilegalisht do shkosh të drejtohesh te ‘i forti’ dhe më pas ai do shkojë t’u marrë lekët atyre.

E kalojnë masën dhe si çdo gjë që kalon masën, që ekzagjerohet, them se duhet të frenohet. Duhet ti themi stop. Shoqërisë mund ti vijnë stade të tjera ku më e qetë mund ti provojë këtë lloj zbavitje”.

Shehi tregoi për të mirat dhe të këqijat e të gjithë kësaj situate në shoqërinë tonë.

“Kjo ka një të mirë të madhe, do të fillojmë të mendojmë të paktën në aspektin moral. Sigurisht që ka edhe disa të këqija që po ti marrim në konsideratë janë: do të humben disa vende pune, jo pak por me mijëra. 

Do humben edhe 40-50 milionë nga buxheti i shtetit. Do të humin edhe 4-5 mijë qira, se këto qëndronin në disa ambjente. Nga ana ekonomike është goxha humbje, por unë them megjithatë, prap ia vlen.”

Biznesi i basteve shihet si një biznes apriori kriminal:

“Jo, biznesi i basteve mund të jetë edhe më i lehtë se sa biznesi i bixhozit puro klasik. Kur flasim për bixhoz e kemi fjalën për makinat elektronike që përpijnë miliona lekë të një kategorie që me thënë të drejtën janë relativisht dhe të varfër.”

Sipas Shehit, prania e shpeshtë e lojërave të fatit afektoi dhe infektoi një pjesë të shoqërisë.

“Kemi një risk që një pjesë e kësaj loje mund të bjerë në duar më të pista nga këto që janë. Një shoqëri si kjo e jona do ti japi të gjitha interpretimet e mundshme pastaj. 

Do të kalojë nëpër kanale abuzive si një herë e një kohë. Janë të gjitha këto efekte negative. Por në përgjithësi ideja që po zhduken nga qendrat e qyteteve kjo për mua është pozitive.”

“Në qoftë se ky (kryeministri) mbyll këto me mijëra pika të vogla, mbyll nja 10 biznese që janë shqiptare, nga këto që marrin dhe rroga duke filluar nga pastruesja deri tek i zoti që ka dhënë lokalin me qira dhe e bën këtë punë për t’ja lënë një apo dy duarve në mënyrë abuzive online është më keq se kaq. Kjo do të jetë shumë më e turpshme nga ajo që ka ndodhur deri më sot.”

I pyetur nga Nano nëse shqiptarët janë një popull bixhozxhi, Shehi u shpreh:

“Të gjithë të varfërit janë. Pse është bixhozi? Mirazh i një pasurimi të shpejtë. Të punësuar janë reth 8-10 mijë veta. 

Prandaj unë këtu sugjerova që përtej kësaj shpejtësisë që kryeministri ka për reforma për ti mbyllur, unë do të thoja që është e drejta e tyre ligjore dhe ekonomike që ky proces të shtrihet jo në 3 muaj, por minimalisht nga 6 muaj deri në 1 vit që tu japim shans këtyre zotërive që të mbyllim kontratat me qiramarrësit me punëtorët. 

Një pjesë e punëtorëve të ketë kohë që të riciklohet nëpër fusha të tjera të tregut, një pjesë e kapitalit të rimendohet se ku duhet të zhvendoset në një biznes tjetër. Këtë gjë fare mirë një qeveri që është serioze e bën. Duhet ta mbyllim, por me rregullat që mbyllet një gjë.”/

2 komente në “Dash Shehi i sinqertë, deputeti i parë që pranon se luan kumar: Luaj ndonjë dorë poker. S’jam kundër, por duhet të kufizohet…”

  1. Johani says:

    Dash ti siq e ke emrin “dash” i ke edhe punet,vetem se per dallim nga torishta ku ban pjese je kumarxhia me i sinqerte,por ama ti duhet tua thuash shqiptareve se pa e plotesuar kete kusht lul basha e sali berisha ste pranonin dot ne parti dhe sdo beheshe deputet,prandaj behu burre dhe ik nga laku qe po te shtrengon çdo dite.

  2. Korabi says:

    Nuk pyrtet bixhosxhiu per demet e bixhozit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje