Andi Bushati: Opozita fasadë zgjedhjesh dhe jo konkurrente reale, Rama po bën veç show

23 Tetor 2018, 18:07Politika TEMA

Andi Bushati ka komentuar aksionet e policisë, paketën antishpifje dhe ligjin për heqjen e lojërave të fatit.

I ftuar në News 24 ai i cilëson të gjitha si show të Ramës.  Ndërkohë nga ana tjetër, opozitën e cilësoi si fasadë.

“Dhe prandaj po flet për lufte kundër shpifjes, heqja e basteve, aksionet e policisë, janë tentativa për të hequr vëmendjen nga këto goditjet.

Rama në 5 vite, të gjitha vendimet që ka marrë, koncesionet, taksat, politikat me krimin, ka bërë veprime që shkojnë kundër interest publik.

Rama në 5 vite, të gjitha vendimet që ka marrë, koncesionet, taksat, politikat me krimin, ka bërë veprime që shkojnë kundër interest publik.

“Sot politika e qeverisë duhet të kishte thjeshtësinë për të thënë krimi ka hyrë thellë në gjirin tonë e ja ku janë provat. Mark Frroku nuk është rastësi, Saimir Tahiri nuk është rastësi. Sa herë kruan një plagë të del dikush i lidhur me krimin.

E dyta, a fitohen zgjedhje me Dakon, a fitohen me Veliajn, Sejdinin, Ramën? Kam mbajtur idenë se opozita sa herë futet në lidhje me këtë kapje sistemi që ka bërë Rama, opozita është fasadë zgjedhjesh dhe jo një konkurrent real.

Nuk më duket normale që Rama fitoi vetëm. Nuk është vetëm faji i Bashës, si opozitar i dobët, por dhe me një opozitë të fortë, Rama prapë fiton se ka kapur sistemin. Kur cakton vetë rregullat e lojës, gjithmonë fiton.

Është një opozitë më e shëndetshme dhe më efikase po bëri opozitë me gjërat për faktet që ka konsensus i gjithë publiku. Duhen nxjerrë faktet për paratë që futen në fushatë,” tha Bushati.(TemA)

2 komente në “Andi Bushati: Opozita fasadë zgjedhjesh dhe jo konkurrente reale, Rama po bën veç show”

  1. qazim says:

    Si gjithnje ky nipcja ofron vetem rreke jashteqitjesh.

  2. Monitor says:

    Edhe qy paska ikur! Si mo … qe sdi te theme.
    Rama ja dha Bashes: ministrine e brenshme, te aresimit dhe Komisionin e zgjedhjeve. VOTUESIT S’JA JEPTE DOTE.
    Ando home ndonje leke nga greku ka gjo a jo?
    Keshille: keto dite mos dil ne tv si analist. Sepse ne popull ju njohin si felliqesira 5 000 lekshe
    Shkruaj me psedonim! Edhe ti or komlotist i vjeter quhesh plere qe kundermon. Njerezit duan analist te rinje dhe jo te vetequaturit me diplom nga Blend clan toptani!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje