Disa detaje për t’u ditur: Kush është portali grek dhe pronari i saj, që trazuan Tiranën me listën e të “shiturve” tek Athina

23 Tetor 2018, 17:16Politika TEMA

Gazeta e Athinës, e cila, sipas portaleve të Tiranës dhe Prishtinës, publikoi listën e gazetarëve shqiptarë që “paguhen nga greku” është gjithçka tjetër përveçse serioze. Botuesi i saj, një ultranacionalist grek, dyshohet se ka qenë i përzier edhe në vepra të rënda shantazhi. 

Nga Enver Robelli

Në arkivin e mediave zvicerane (ku përfshihen edhe shkrimet e disa mediave të mëdha gjermane) gazeta greke «Eleftheri Ora» është cituar katër herë: më 1981, më 1985, më 1986 dhe më 2015. Në të shumtën e këtyre teksteve kjo gazetë quhet fletushkë ultrankonservative apo e ekstremit të djathtë. Në shkrimin e vitit 2015, të botuar në një gazetë rajonale zvicerane, citohet një titull nga «Eleftheri Ora»: «Putin, na shpëto». Për gati 40 vjet «Eleftheri Ora» është cituar katër herë nga mediat e Zvicrës (dhe ato gjermane) dhe përherë në kontekst negativ: dëshmi më serioze se bëhet fjalë për një gazetë joprofesionale greke vështirë se mund të gjesh.

Sipas disa portaleve të Tiranës dhe Prishtinës gazeta «Eleftheri Ora» ka botuar një listë me emrat e gazetarëve dhe figurave të tjera të jetës publike shqiptare, të cilët marrin para nga shteti grek. Lista është stolisur edhe me shuma: filani mori 30 mijë euro, kolegu i tij 20 mijë, ky 10 mijë, ajo 5 mijë. Në listë janë futur edhe këngëtarë të estradës (kushedi përse) dhe ndonjë politikan i parëndësishëm i lagjeve të Tiranës. Në botën virtuale shqiptare, sidomos në Kosovë, shpërtheu euforia: ja, më në fund, edhe një konfirmim i asaj që e kemi ditur përherë se «ata të Shqipërisë» s’janë gjë tjetër veçse argatë të Greqisë, ndërsa shqiptarët e Kosovës – patriotë që s’flenë 24 orë, sepse janë në shërbim të atdheut. Blla, blla, blla.

E vërteta është kjo: «Eleftheri Ora» është një gazetë antisemite, ultranacionaliste dhe manipuluese greke. Në faqet e saj botohen tituj antisemitë si: «Ata (politikanët, v.j.) po ua shesin shtëpitë tona hebrenjve dhe emigrantëve ilegalë» ose «Parlamenti grek u bë sinagogë hebraike», pasi në ndërtesën e parlamentit ishte vendosur një pllakë përkujtimore për anëtarët e parlamentit grek të vrarë gjatë Holokaustit. Në shënjestër të kësaj gazete greke janë edhe myslimanët. Andaj nuk janë të rrallë titujt si: «Islami i ka shpallur luftë Europës», «Antikrishti do të vijë nga islami», «Masakrimi i europianëve nga islamo-fashistët sapo filloi: në Greqi po vjen ferri».

«Eleftheri Ora» (në shqip: ora apo çasti i çlirimit) është një gazetë minore greke. Botues i gazetës është Grigoris Michalopoulos, lider i partisë së ekstremit të djathtë Aleanca Nacionale. Emri i Grigoris Michalopoulos përmendet edhe në një skandal të përgjakshëm. Sipas revistës gjermane «Der Spiegel» industrialistët grekë, pronarët e anijeve dhe botuesit e gazetave me vite të tëra kanë paguar para për të shpëtuar nga terrori i grupit majtist «17 nëntori» (17N). Ky grup ka vrarë mbi 20 njerëz, por në arkivin privat të magnatit të çelikut Dimitris Angelopoulos familjarët e tij gjetën dëshmi se ai ishte shantazhuar. Sipas dokumenteve dhe fletëpagesave, Angelopoulos kishte paguar para për të shpëtuar kokën nga banditët e «17 nëntorit». Në të vërtetë Angelopoulos ishte me gjasë viktimë e një sistemi të shantazhimit dhe pas këtij sistemi dyshohej se qëndronte ultranacionalisti Grigoris Michalopoulos, botues i «Eleftheri Ora». Ai dyshohet se kishte shantazhuar në emër të organizatës «17 nëntori». Angelopoulos mendonte se duke paguar ishte i sigurt. Në vitin 1986 ai u vra nga guerila urbane majtiste «17 nëntori», e cila nuk dinte për sistemin e shantazhimit në emër të saj.

Mediat shqiptare duke e cituar «Eleftheri Ora» dhe listën e saj me gazetarët shqiptarë të «paguar nga grekët» nuk kanë treguar profesionalizëm. Përkundrazi: sipas të gjitha gjasave vetëm është riprodhuar propaganda e ultranacionalistëve grekë – gjë që, fatkeqësisht, nuk është risi në mediat shqiptare: shpesh në Kosovë, për shembull, citohen mediat më të pista të Beogradit, të cilat bëjnë garë me lajme senzacionaliste, antishqiptare dhe joetike. Shpërndarja e propagandës së një gazete greke dëshmon se jo të gjitha redaksitë që ofrojnë lajme në gjuhën shqipe kanë respekt për lexuesit dhe ndonjëra prej tyre ndoshta edhe mendon se shqiptarëve mund t’u hidhen përpara lajme si lopëve sana e kalbur nga shiu.

18 komente në “Disa detaje për t’u ditur: Kush është portali grek dhe pronari i saj, që trazuan Tiranën me listën e të “shiturve” tek Athina”

  1. Anarko-Sindikalisti says:

    Sikur te gjitha keto te jene te verteta, asgje me shume a me pak sesa nje qe e do pa kushte vendin e tij, nuk paska bere ky greku.
    Sa i perket Shqiperise; Po sikur ato qe deklarohen te jene te verteta?
    Nga ana tjeter, parashikimet e Mihalopulos po dalin te verteta, citoj: «Islami i ka shpallur luftë Europës», «Antikrishti do të vijë nga islami», «Masakrimi i europianëve nga islamo-fashistët sapo filloi: në Greqi po vjen ferri».
    Sa per demet qe mund t’i kene bere Shqiperise ky apo edhe shteti grek, asgje s’do te kishte te krahasuar me vrasjet, djegiet, grabitjet, mashtrimet etj., qe kane kryer vete “udheheqesit” shqiptare te ketyre 30 viteve te fundit.

    Salih Kara manlis Merdogan Vangjel Idrizi

      1. Anarko-Sindikalisti says:

        ****
        Ç’pate more rr… k…
        Apo s’te erdhi mire?
        Nuk ndihesh i perfaqesuar tek pseudonimi “Salih Kara manlis Merdogan Vangjel Idrizi” ?

  2. Albani says:

    Gazeta thjesht botoi ate qe deklaroi ministri I jashtem Grek o koqe gomari,apo mos je dhe ti bythpalluari I Grekut a Serbit.
    Jane te dokumentuara dhe te vertetuara nga min. e puneve te jashtme te Greqise,ate botoi gazeta idiot qe mundohesh ti heqrsh seriozitetin ngjarjes.
    ILIR META DUHEJ URGJENTISHT TE MBLIDHTE KESHILLIN E SIGURISE KOMBETARE DHE TI TREGONTE VENDIN BYTHSHITURVE TRADHETARE SHQIPFOLES QE KERCENOJNE SIGURINE KOMBETARE ME VEPRIME ANTIKOMBETARE NE SHERBIM TE nje vendi tjeter,por sic duket e ka ngrene dhe likja.

    1. ben says:

      Alban-ministry grek foli per nje fond qe eshte perdorur nga Qeveria Greke per te paguar lobime te individeve apo organizatave te ndryshme ne vendet fqinje ne favo te saj, por nuk dha asnje emer te perfituesve te ketyre fondeve. Po keshty ai permendi se shume nga keto fonde, jane perdorur nga individe greke per te financuar gjoja gazeta lokale duke krijuar firma reklamimi lokale dhe parate i kane qarkulluar nepermjet ketyre firmave ne xhepat e tyre. Te permendesh emra nga me te rendomtet si persona qe paskan perfituar para nga Greqia, e kupton menjehere se sa i vertete eshte ky lajm. Pastaj, kaq idjote qenkan keta greket qe te paguajne shuma te medha parash per njerez fare pa peshe ne Shqiperi?
      Pa ditur te verteten e plote apo informacionet qe sjell ketu zoti Robelli, dje, kam shkruar nje koment ne lajmin se edhe Shpetimi i partise se cameve paska marre 340.000 euro nga Greqia, ku kam thene se me siguri kjo duhet te jete nje loje e grekeve per te diskretituar politikane shqiptare. Zoti Robelli sjell disa te dhena te tjera qe plotesojne kuadrin e ketij lajmi te rreme.

    2. mirel says:

      Po ti Alban je putane e Thacit. Ne cdo koment ke perkrahur dhenien e Veriut Serbise.
      Me Robellin ju ndan pervec te tjerave sinqeriteti.
      Robelli eshte sot per dot gazetari me elokuent i shqiptareve.
      Dhe ka te drejte per sa flet.
      Po te jete per serb e grek ato fjale i takojne Edi Ramutit. Thacit, dhe Mero Bazes.
      Ata te paret bejne tradhetine, ndersa Mero e shet per fitore te madhe.
      Pisat si puna jote i mbeshtesin.

  3. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane identiteti i Turqise ne Shqiperi , Evrope e me gjere..........'' says:

    nje sunit mund te jete me i dobishem te shkruaj per qitap/defteret e Stambollit sesa per efimeridhat e Athines…………..

    1. tironsi says:

      ene tina o .Pamuk, mutofagos nuk ha mut kot, e di i gjo tina.

      1. Flm says:

        O Tirons pa perktheje pak ne Shqip ate zhgaravinen qe shkruajte me siper.

  4. Anarko-Sindikalisti says:

    Një gazetë rajonale zvicerane, thote Robelloviç. Edhe kjo na qenka kriteri i se vertetes!
    Po mire mo Shoku Enver pa na thuaj t’i vete nga i merr fondet?

  5. Mona Cizmja. says:

    Me duket se qenka edhe TTTTTTema ne liste.
    Te shohim????????????

  6. Alban says:

    Enver Robelli ka shkrur kunder “Fjalorit Enciklopedik Shqiptar” (Botimi I ri nga Akademia e Shkencave e Shqiperise ne tre vellime ne vitet 2008-2009). Per mendimin tim ky shkarravites, pas deshtimit ne gazetat serioze gjermane, duhet te jete i paguar nga agjenturat serbe e grek kunder kombit te tij.

  7. usa11 says:

    Keta gazetare apo analista jane kaq dobica sa edhe te verteten qe meson mundohen te shpjegojn se edhe tradhetari na qenka hero !. O pith seme enver gazeta nxori vetem emrat e dale nga ministria e jashtme greke dhe keta emra ne si popull e dinim pa na i then menistria e jashtme , vetem se ministria e jashtme greke na i konfirmoj. Prandaj rri dhe mos ha mut i rri dhe ha mut debila .

    1. Goni says:

      Ministrija Jashtme Greke nuk eshte e besueshme pasi loja me parate eshte bere nga kjo Ministri dhe te tjera.

  8. Toni says:

    LOJA Grekut eshte per Detin dhe pasurite qe jane ne te dhe nen te, por Greket mundohen kot ta nxjerrin me lista PA VLERE.

  9. me kete pa xham says:

    Shkrim i bazuar vetem ne hipoteza pa vlere per te mos thene idiote. Ne baze te llogjikes se ketij gazetarit meqe Tema s`eshte permendur ndonjehere nga mediat Zviceriane apo Gjermane, i bie qe te jete gazete leshi dhe e mbushur ne fake news. Keta te listes ta rrujn taven or mik pa u menu dy here,

  10. Kosovari says:

    Se cfare gazetari eshte ky Robelli, lexojeni kete artikull kur ishte denuar per shpifje nga gjykata zvicerane:

    https://www.gazetaexpress.com/lajme/gjykata-ne-zvicer-e-denon-enver-robellin-per-shpifje-ndaj-behgjet-pacollit-dokument-282096/?archive=1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje