Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka folur pasi doli nga ambjentet e Prokurorisë së Tiranës ku u mor në pyetje për çështjen e “Toyota Yaris”.
Në një deklaratë për median Basha tha se në këtë aferë përveç Taulant Ballës janë përfshirë dhe dy deputetët të PS.
Sipas kryedemokratit ata janë Jurgis Çyrbja dhe Ylsi Manja.
“Nxjerrjen e sekretit shtetëror për veprën kriminale të futjes së parave të krimit me “Toyota Yaris”, ky veprim dëshmon se denoncimet e mia publike për përfshirjen e ballës në dhënien e garancive politike dhe trafikimit të parave të pista të krimit janë të vërtetë.
Prokuroria, në vend që të hetojë prapa transaksioneve me euro, e heton si nxjerrje të sekretit shtetëror.
Dy deputetë të tjerë të PS të përfshirë në këtë çështje përveç Taulant Ballës janë, Ulsi Manja dhe Jurgis Çyrbja.
Prokuroria ka prova të mjaftueshme për të kërkuar menjëherë arrestimin e Taulant Ballës, por e kapur nga pushteti kriminal i Edi Ramës, prokuroria po i kalon lidhjet e pushtetarëve me krimin si sekret shtetëror.
Lidhjet e Dakos dhe Tahirit me bandat e krimit të organizuar i trajton si sekret shtetëror.
Prokuroria ka përgjime zyrtare dhe prova për të kërkuar menjëherë arrestimin e Taulant Ballës.
Ka prova dhe fakte për ta kërkuar dekada burg për Saimir Tahirin, Qazim Sejdinin, Vangjush Dakon, Damian Gjiknurin.
Ka fakte dhe prova për ta zhdukur Fatmir Xhafajn nga politika”, deklaroi Basha., tha Basha pasi doli nga Prokuroria. (TemA)
Po si ste vjen turp,po ti je nje nga kontigjentet kryesor te krimit shtetror ne kete vend,ti ke per te dhene llogari per dosjet e luftetarve te U.C.K~se,per llogari te Serbise,dosjen e rruges se kombit,dosjen e paktit detar,dosjen e 21 janarit,dosjen e Lazaratit e shume e shume dosje te tjera,qe mund te vonojne pak,po nuk ke ku i shpeton as ti as babai politik i joti me gjithe mercenaret qe ju rrethojne,kete situate e ka marre ne dore tjeter kush dhe do ti shkojne deri ne fund,pa dalim majtas dhe djathtas,mire thote avokat Ngjela,do dorzoni gjene e vjedhur dhe do na hiqeni nga syte
Po provat qe te kriminojne ty pse nuk i kerkon dhe nuk paraqitesh fare ne gjykate?Dale more se ke marre shume yrysh avash mos pengohesh. Ky eshte varianti yt .Dale te degjojme edhe vatiantin e prokurorise se ti i bulon dhe zbukuron.psh nuk e kishim marre vesh qe Berisha u denua me mbi nje milion lek per shpifje ndaj Artan HOXHES.Kuptoni ju?
Edhe numri dy i “rilindjes”me pune te pista,besniku i Partise Taulant Balla?!Edhe dy “rilindas” te tjere,Jurgis Çyrbja dhe Ylsi Manja?!
Ka më te tjere?Arben Çuko Armando Prenga,Tom Doshi,Termet Peçi,Mark Frroku,Arben Ndoka,Artur Bushi,Elvis Rroshi,Saimir Tahiri,
Fidel Ylli,Paulin Ndreu, Ylsi Manja,Artur Bushi,Luan Harusha,Fatmir Xhafaj,Jurgis Çyrbja,Rrahman Rraja,Gramoz Ruçi,Taulant Balla,
Damian Gjiknuri,Qazim Sejdini,Vangjush Dako,..Edi Rama,Erion Veliaj….Meqenese Edvin Roma po heq bixhozin dhe Erion Makiaveli
ka bere sheshin,kan lare te gjith mekatet e tyre,prandaj perjashtohen nga denimi.
Po mire more Lul , si shpjegohet qe ti po don me denu tere me te fortet (me te aftet eshte fjala) te partise socjaliste se ashtu don ti dhe akuzon edhe prokurorine qe pse nuk i fut ne burg se ashtu dua une pa ditur gja prokuroria çfare kan bere se ju nuk bani asnje denoncime por llapni me goje vetem akuza bani . Me pare shkoni ne burg ti dhe Sala jot qe dihet botrisht ça keni bere dhe i keni dosjet gadi .