Deputetja e PD-së, Orjola Pampuri ka pranuar se nuk është për për punën që është votuar të bëjë.
E zgjedhur e dyta në listën e qarkut të Tiranës, ajo ka bërë një deklaratë të habitshme gjatë një interviste televizive, teksa ka thënë se vjen nga një profesion i qetë dhe si e tillë s’mund të rrije ne parlament.
Gafa e deputetes së PD-së është bërë një kohë që është pyetur se sa do të zgjasë bojkoti i opozitë dhe kur pakica do të kthehet në parlament.
“Jemi në një bojkot dhe ende nuk është vendosur se kur kthehemi në parlament. Ne do të kthehemi atëherë kur Parlamenti të pastrohet nga personat e përfshirë në krim, pra at që bashkëpunojnë me krimin. Është e pamundur që të vish nga një profesion i qetë dhe të rrish me persona që bashkëpunojnë me krimin, totalisht e papranueshme”, u shpreh deputetja.
Por duket se bojkoti nuk i ka bërë keq deputetes së PD-së, e cila po e shfrytëzon për disa ditë pushime në seminare jashtë vendit si ky i fundit në kongresin e Onkologjisë.
Ligjvënësja ka publikuar disa fotografi me Munchen, teksa pozon me bashkëshortin, i cili është punonjës i Ministrisë së Shëndetësisë.(TemA)
Kjo femer eshte nje skuth i vertete,di ti nxjerre thonjte kur ja kerkon interesi i saj dhe i partise.Ben te nercmen qe ne fakt eshte ne kulm se andej nga lugina nuk e dime
Duhet të njohesh shumë profesione në jetë për të jetuar mirë.
Bukur, bukur, java e mjaltit ne Gjermani ! Dhe pozat bukur bukur ….kokelopa me mendjefycken ! Sa bukur, sa bukur , do thoshte Rudina …dhe deputetja i krekosej burrit ne poza !
Profesioni i qete !? , paret vijne vete…..asnjeri s’ te cyt, ne Gjermani shkon vet i dyte !
Profesioni i qete , paret vijne vete , njerezite skane te hane Ti bredh boten ane e mbane !
Po me ata qe rri ajo, a thua jane te sterilizuar?