Deputeti i PS, Jurgis Çyrbja ka reaguar pas deklaratës së kreut të PD, Lulzim Basha, i cili tha se në dosjen e “Toyota yaris” ishte përfshirë edhe ai.
Në një shënin në facebook deputeti i PS sfidon Bashën që të përballet me të në gjykatë me prova dhe fakte.
“Zgjohet e pa larë sytë mendon shpifjen e radhës.
E meqë zgjohet vonë, nuk i del koha as të jetë kreativ nga shpifja në shpifje!
Unë nuk kam më pse të duroj baltën e Lulzim Bashës.
Menjëherë padi për humbës që shpifjen e ka kthyer në mjet të mbijetesës politike.
E sfidoj Lulzim Bashën të përballet me mua dhe kolegët e min në gjykatë me prova e fakte, jo vetëm për këtë akuzë po për gjithçka këto muaj ka hedhur drejt personit tim!”- shkruan Çyrbja. (TemA)
te lumte! Per cdo shpifje paditeni zagarin, nxenesin e denje te megashpifesit Sali Berisha!