“Zëri i Amerikës”: Në super aksionin e policisë shqiptare, ishin edhe amerikanët. PD: Ishte operacion i dështuar

23 Tetor 2018, 18:00Politika TEMA

Në Shqipëri, policia tha se po vazhdon operacionet kundër grupeve kriminale dhe shkelësve të ligjit. Së fundi janë arrestuar 300 persona, një pjesë prej të cilëve ishin në kërkim ndërkombëtar. Ndërkohë vijojnë hetimet mbi arrestimin e 27 personave të dyshuar si pjesëtarë të 4 grupeve kriminale, që prodhojnë dhe trafikojnë lëndë narkotike.

Policia shqiptare bëri sot të ditur se ka arrestuar në 30 ditët e fundit mbi 300 persona në vazhdim të Operacionit “Ndëshkimi i të Fortëve”.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, tha se 14 nga të arrestuarit ishin në kërkim ndërkombëtar, 154 të tjerë në kërkim brenda vendit, ndërsa gjysma tjetër e të arrestuarve, rreth 160 persona, u identifikuan si individë që shkelin rendin dhe ligjin, ndërsa iu kapën edhe mbi 40 lloje armësh zjarri.

Ky operacion i ri njëmujor i policisë ka ecur paralel me operacionin njëvjecar “Forca e Ligjit”, ndërsa vetëm një ditë më parë u krye një tjetër operacion i koduar si “Vol-Vo 4” goditi me 27 arrestime 4 grupe kriminale nga veriu në jug të vendit, që prodhonin dhe transportonin lëndë narkotike.

Prokuroria e krimeve të rënda ka kërkuar 44 arrestime dhe masa arresti me 4 akuza për pjesëtarë të këtyre 4 grupeve kriminale me qendër në Shijak dhe me shtrirje në Has, Shkodër, Lezhë, Fier dhe Sarandë. Akuzat për këto arrestime janë “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të cilët trafikonin droga nga Shqipëria drejt Italisë dhe në vende të tjera të Bashkimit Europian.

Operacioni i orëve të fundit ‘Vol-Vo 4” goditi anëtarët e 4 grupeve kriminale dhe pati një shtrirje në 12 qytete, pa asnjë dekonspirim, megjithë përmasat jo të zakonshme të një operacioni policor, me 1500 efektivë në terren. Për shumë grupe të tjera të skeduara tashmë në hetimet intensive prej shumë muajsh, janë në rrugë të mbarë” – tha Ardi Veliu, drejtori i përgjithshëm i policisë.

Ekspertë të antikrimit pohuan se organizata e strukturuar qartë dhe me shtrirje në territor drejtohej nga pjesëtarë të familjes Avdyli në Shijak, kishte laboratorin e përpunimit të drogave të forta në një fshat të Hasit si dhe degët e veta në disa qytete bregdetare.

Rruga e drogës në Ballkan, sipas tyre, nis nga Turqia, Bullgari, Serbi, Kosovë, Has, Durrës dhe qytete të tjera bregdetare të Shqipërisë për t’u transportuar drejt Italisë dhe më tej drejt Europës qendrore e veriore, në disa vende si Gjermani, Hollandë, Angli etj.

Burime të besueshme bënë me dije se përkrah policisë shqiptare në këtë operacion dhe hetime dyvjeçare kanë qëndruar edhe ekspertë të agjencive të antidrogës amerikanë, gjermanë dhe shtete të tjera të prekura nga kjo veprimtari kriminale.

Ata provuan së bashku 13 episode me lëndët narkotike dhe sende të tjera antiligjore të pjesëtarëve të këtyre grupeve kriminale, që nga Lezha, Durrësi, Shkodra, Burreli, Saranda, Lushnja, Kukësi e deri në Itali.

Pika kulmore e operacionit, krahas arrestimeve në qendrën e tyre në Shijak, ishte zbulimi dhe goditja e laboratorit të përpunimit të drogave të forta në Has, ku u gjetën 182.5 kg morfinë, e ndarë në 175 pako, 22 litra lëndë e lëngshme, të cilat përdoreshin për prodhimin e heroinës. Materialet vinin nga Turqia përmes Kosovës dhe, pas përpunimit në Has, zbritnin në qytetet bregdetare për t’u nisur drejt Italisë.

Por opozita shprehu mosbesimin e saj mbi këto operacione. Përfaqësues të saj pohuan se qeveria dhe policia është e lidhur me drejtues të grupeve kriminale dhe nuk i arreston ata edhe kur ua tregojnë policitë e shteteve partnere.

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, tha se “policia është bërë vegël e propagandës së Edi Ramës, sepse në listën me të ashtuquajtur 300 të fortë, nuk ka asnjë emër krimineli, që drejton realisht bandat në vend”.

Ai shtoi se “Forca e Ligjit” nuk ekziston, sa kohë që asnjë bos i krimit nuk është arrestuar dhe asnjë pasuri e bosëve të krimit nuk është sekuestruar.

Të fortët e vërtetë janë drejtuesit e organizatave kriminale, që policia e Fatmir Xhafës dhe Ardi Veliut, jo vetëm nuk i arreston, por i njofton të shkojnë në drejtim të paditur edhe kur operacionet e partnerëve ndërkombëtare i evidentojnë si bosë të krimit të organizuar në vend. Fatmir Xhafaj dhe Ardi Veliu, kanë detyrimin të informojnë qytetarët: Sa nga bosët e krimit të organizuar janë arrestuar? Sa është numri i familjeve mafioze që janë shkatërruar? Sa janë Laboratorët e Drogës që janë zbuluar nga Policia Shqiptare, pa kërkesën e partnerëve? Të konsiderosh suksese arrestimin e të moshuarve, rojeve apo shoferëve, është, më e pakta, shfokusim ndaj luftës së vërtetë me krimin” – tha zoti Alibeaj.

Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është një nga kërkesat kryesore të Bashkimit Europian para se të mund të hapen negociatat me Shqipërinë për anëtarësim të plotë.(VOA)

9 komente në ““Zëri i Amerikës”: Në super aksionin e policisë shqiptare, ishin edhe amerikanët. PD: Ishte operacion i dështuar”

  1. xx says:

    O Alibeaj ,aje i marre apo ben vete? perse i minimizoni gjerat ndersa gjithe diten flisni per krimin?. A u zbuluan laboratoret ku perpunohej? PO apo JO?? Au kap baza materiale qe kushton mijra e mijra euro??PO apo JO? Au kapen njerezit qe punonin dhe ne mos te gjithe disa i njohin pronaret e vertete dhe ata me siguri do flasin.Por do flasin edhe provat.PO apo JO???? dhe me qe eshte PO ahere mbylle gojen se na mbahesh si udheheqes shpirteror i PD.Vetem Babalja dhe Alizoti ju frymezon ju. Ai ishte modeli qe mund ti referohet policia sipas stilit tuaj.

  2. ali says:

    Rendesi ka qe eleminohen ose kapen njerzit e implikuar se vete se me ndihme per vendin tone mire eshte.Yt vella i arrestu ne Itali nga kush u arrestu?Prit kur te vij rradha tek kreret e PD dhe do te vij keq.

  3. salianji pederast says:

    Ti je nje pisanjos,ti je nje deputet i ndyre i pa fytyre, ti je nje zagar je bere nje ndyresire i pa durushem,ku e gjene kete guxim ti o pisanjos,edhe zagari tjeter i quajtur Flamur katundari dy deputet shume qelbanik te partise suaj komuniste nuk lini gur pa levizur per pushtet,por dijeni mire qe ju me kete parti komuniste kurr nuk merrni pushtet.

  4. Fatosi says:

    Alibeja eshte tradhetar I atij kombi ,plus ai rjedhe nga familje qe kane dashur tere kohen qe tja fusin atij populli,nga familje bejesh dhe agallaresh
    Kjo eshte PD qe ka grumbulluar reth vetes Burgaxhinje,Komunista si Sali Berisha, Alibeja, F Noka, thuthuqin Bashen,Balliun, Ai qe la name ne Keshillin Europian ,qe doli edhe nga mbledhja e te tjere plot Inachinje ,shpirtelige gojacher,thashathemexhinje,intrigues, per cdo gje qe eshte ne te miren e atij populli

  5. HQ-18 says:

    Vari Karin PD -së,,
    po Vangjush balozi i korrupsionit, kur do kapet ai shkërdhata???

  6. Komentuesi says:

    Ti Alibeja,nipi i kriminelit Isa Toska,mos ha mut shume se te prish,po ha pak e sakt.Ti dhe ata qent e tjere te shqupit nuk dini gje tjeter veç te mohoni punen e shkelqyer te policise dhe veçanerisht te ministrit FATMIR XHAFA.Ne vend qe te thoni nje fjale te mire per punen e madhe kunder krimit qe po bene policia,ju ja mohoni dhe akuzoni.Kjo tregon friken tuaj qe u eshte futur deri ne palce.Do te vije radha edhe ty,mos u beje merak.

  7. Lennard says:

    Alibeaj eshte kriminel dhe pinjoll krimineli.Ai eshte larguar i fundit nga zyra e Sekretarit te Kom.Myslyman Z.Tivari.,qe u gjet i vrare ne zyren e tij.!!!!

  8. h says:

    Per ju ,i sukseshem konsiderohet nje veprim ku berisha vret ndonje qytetar,
    ose kur karmina shkon me pushime me merr “like” ne istagram.

  9. salianji pederast says:

    Degjo o kermill,o zhapik kenete,o miu i hales,o buce ham-ham-ham,o zagar i ndyre,o lugat i pyllit,o faqezi, o fashist,o llapazan muti.Po nga je ti o fashist,o shpifes mut, muti,s’ke lene fjale pa folur dhe pa shpifur,qenke i ndyre o zagar muti,nuk ke faj ti,fajin e ka plaku i malesise,plaku llapazan qe eshte kethyer ne nje qen qe lehe cdo dite duke shpifur per cdo kundershtar,mavriu plak nuk e ze gjumi naten per te gjitha te keqiat qe ka bere,damllaja do ti bjeri ne koke faqeziut te malesise.Ky plak telendar me i pa fytyre ka vrare njerez,eshte hajdut i ndyre,eshte genjeshtar,eshte mashtrues eshte i te gjithe te keqijave,eshte shpifes i ndyre dhe langaraq burr.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje