“Ju po i hiqni bukën fëmijëve të mi, unë do merrem me fëmijët tuaj", Erjon Braçe zbulon kërcënimet: Ne nuk tërhiqemi nga beteja për mbylljen e lotove

25 Tetor 2018, 12:49Politika TEMA

Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe, zbuloi në sallën e parlamentit disa mesazhe kërcënuese që kanë ardhur në telefonin e tij pas vendimit për mbylljen e lojërave të fatit.

Unë dhe kolegët e Komisionit të Ekonomisë i kemi dëgjuar të gjithë.

 Ti dhe ju po i hiqni bukën fëmijëve të mi, dhe ne do merremi me fëmijët tuaj”. 

Mesazhi standart i dërguar në telefon. Kam një përgjigje për atë dhe ata: Kush nga ju mendon se ne jemi të dobët, po bën gabimin e jetës. Nuk e bëni dot atë ligj, nuk do e votoni dot. Ja do ta shihni. 

Ata që mungojnë sot këtu kanë një përgjegjësi të madhe për hapjen e lojërave të fatit. Ne nuk tërhiqemi nga betejat tona. E bëmë ligjin, do e votojmë sot.

Ju i përhapet, i shumëfishuat dhe me disa herë’-(sms i dërguar). Nuk i bëri populli. Përgjigja për këta cikin që vinë më tepër nga politika, pa asnjë lloj diskutimi duhet të jetë e qartë. 

S’ka ndodhur që ti shmangemi përgjegjësve. Secila nga agjencitë tona ligj zbatuese ka përgjegjësi për moszbatimin deri në fund të ligjit që është sot në fuqi. 

Por s’ka ndodhur kurrë që PS të ketë favorizuar nga pikëpamja fiskale këtë aktivitetet. S’ka ndodhur kurrë që PS të ketë bërë favor fiskal për këtë aktivitet.

 Dëshmitë janë në ligjet e miratuara. Ligjet janë publike. Veprimi kundër tyre ka qenë i qartë dhe publik kundër lojërave të fatit”, tha Braçe.(TemA)

15 komente në ““Ju po i hiqni bukën fëmijëve të mi, unë do merrem me fëmijët tuaj”, Erjon Braçe zbulon kërcënimet: Ne nuk tërhiqemi nga beteja për mbylljen e lotove”

  1. identiku says:

    Kush thote se jeni te dobet z.Brace? Ju marcin pleshtat. Ju jeni shume te forte…. por me fukarane. Kategorise se fukarenjve u bini kokes, por Sali serbit jo.
    Sa here qe Saliu ju sulmon me babale, ju i bini popullit. Flakni si pa te keq mijra vete ne mes te kater rrugeve, arrestoni qindra qytetare te fajshem e te pafajshem. Krijoni nje klime terrori me deklarata si ajo e mimistrit te brendshem qe do ta kishte zili edhe komanda e larte gjermane e 1943-44 ne Shqiperi.

    Kush thote se jeni te dobet, me siguri ben gabim te madh. Te rroje facizmi se edhe krietarin si bicim neofashisti e keni.

  2. Arifi says:

    Gjeja me e mire qe keni ber gjat gjith qeverisjse tuaj eshte mbyllja e bixhozit! Ta kishit mbyllur me perpara! Sa familje dhe sa femije kane ngelur pa buk deri tani se baballaret jane ber te varur nga bixhozi??? Pa fund! Nje BRAVO e madhe

  3. Kërma says:

    O Identiku ke shumë të drejtë, por disa gjëra janë të lidhura me njëra tjetrën dhe sali kërma e di këtë. A nuk i pruri të gjithë të banorët e rretheve dhe i nguli në bathore dhe sot i përdor si mish për top. A më thua dot se janë akoma të varfër apo të pasur? Pra edhe pasanikët e lojrave të basteve me në krye sali kërmën prapë fitojnë ata dhe varfërohet populli me punëtorët që punojnë për një copë bukë.Edi më në fund e ka kuptuar se kërma nuk luftohet me prokurori dhe gjykatata korruptuara por duke i hequr tullën e parave me të cilat paguan përkrahësit e tij. Prandaj përkrahësit e tij vjedhin popullin dhe paguajnë politikën që ti mbajnë ato biznese që po shkatërrojnë familjet Shqiptare.

  4. komentuesi says:

    Eshte e qarte se kercenimet vijne dhe do vijne nga njerez te pd.

    1. tomi says:

      A jane kriminele ata qe kercenojne?

  5. zambi says:

    Se mos i mbyllni si ajo mbyllja qe i bete ne 2013 pas te ciles pikat e basteve u katerfishuan.
    Shpresojme mos te jete e njejta llogjike dhe kete here se i bie do kemi nje pike bastesh per cdo shtepi.

  6. katarakti says:

    Nuk u heqin buken femijeve te tyre, por u heqin milionat! Dhe me te vertete qe ata te vrasin per ato miliona. Prandaj qeveria duhet tua shtypi koken qe tani. Nuk ben pune demokracia ne Shqiperi. Bandat dhe kriminelet marrin vesh vetem me hu dhe plumba ballit. Duhet dore e forte per te qeverisur dhe vene ne binare kete vend. Rama eshte shume i bute.

  7. shqupisti says:

    KTA plera luajn me miliona euro kercenojn sikur fitojn 200 mij lek te vjetra nga kazinot dhe lotot , po te ishin pa buk nuk benin teleferikun , pastaj milionat qe le ne nat ne kazino fatos nano dhe politikanet e tjer pare buke i quajn kta plera , mbylli ED RAMA as nji mos lej hap se jetojn me gjakun e te tjerve kta mashtrusa.

  8. shqupisti says:

    KTA plera fitojn me miliona euro kercenojn sikur fitojn 200 mij lek te vjetra nga kazinot dhe lotot , po te ishin pa buk nuk benin teleferikun , pastaj milionat qe le ne nat ne kazino fatos nano dhe politikanet e tjer pare buke i quajn kta plera , mbylli ED RAMA as nji mos lej hap , se jetojn me gjakun e te tjerve kta mashtrusa.

  9. Vl says:

    Shqiperia nje hap prane integrimit me turqin. Bravo. Sot me unaminitet, partia vendosi te mbyll industrine legjitime ne gjith vendet demokratike. Tregoi edhe njeher sa e paafte esht qeveria te ndaj njerezit e krimit nga te thjeshtet. Si kontrollojm dot, hajde ti mbyllim. Edhe ne ndertim pastrohen parat, hajde ta mbyllim. Apo aty i pastroni vet

    1. katarakti says:

      Te mbylle “industrine”?! A e di se çfare po flet?! A e kupton dot se çfare eshte industria?! Te mbylle aktivitetin apo veprimtarine edhe mund ta kuptoja, por “industrine”?!

    2. Xxxx says:

      VI,,,Vetem me nje ndryshim te vogel,qe ti nuk arrin ta kuptosh,,,,ne ata vendet demokratike qe permend ti , adoleshentet nuk i shikon neper pika bastesh,,,por i sheh mbas shkolle, neper palestra,neper fusha sporti,ose ne biblioteka,,,,ti nuk e kupton qe rinia shqiptere e ketyre 28 viteve demokradhi,,,eshte degraduar,,,,do vij koha qe ta falenderosh ramen edhe per femijet e tu,shoket e tu,vellezerit e te afermit e tu,,,qe nuk do ti takosh tek pikat e basteve,,,por neper shtepiat e tyre me familjet e tyre,,,,pikepamjet politike qe ka cdo kush nga ne eshte dicka tjeter,,,,

  10. Kemi marrë masa që sejcili ta kalojë jetën si natën e vitit të Ri.

  11. Sinqeritet says:

    Shteti ligjor ti identifikoje,ti arrestoje,ti gjykoje ,ti denoje sic do te ndodhte ne te gjithe vendet demokratike.Kush guxon te beje presione ne nje shtet ligjor?
    Palo prokurore,palo gjykates,palo shtet,palo deputete.
    Do te zgjohesh o popull?

  12. Dashamir says:

    O Brace
    Nuk ka nevoje te besh favorizim ti
    Favoriyimin dhe shperblimin e ryshfetit e ka bere e marre
    Djali i Filip Cakulit si Drejtor i Mbykqyrjes dhe licensimit te Lojrave te Fatit
    Ti ke qene ne autobuz Brace ,,,, dhe vashdon te jesh fatkeqesisht

    Te fala Filipit ai eshte me i merzituri, POR MILJONAT E EUROVE I KA MARRE TASHME

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje