Seanca e kësaj të enjte vulos ndalimin e basteve sportive dhe kazinove në vend.
Edhe pse një seancë e rëndësishme, opozita sërish nuk ka marrë pjesë, duke vijuar bojkotin, ndërkohë që deputetët e saj paguhen për të ndenjur kafeneve.
Deputetët dhe ministrat e mazhorancës ndërkohë janë shfaqur të qetë, me përjashtim të Arben Ahmetajt, që me mbylljen e kazinove dhe basteve, do i firojnë ca para nga buxheti i shtetit.(TemA)
Keta, me te zgjedhurit e Popullit, Perfaqsuesit e Tij, kane 26 vjet qe japin nje shembull te keq, duke e konsideruar Kuvendin sikur nje qender bixhozi. Vetem atje nuk ka disipline, perkundrazi. E mendojne keta “perfaqsues” te Popullit, se nje sjellje e tille eshte e pa-tolerushme sikur edhe ne njesine me te vogel te prodhimit, bisnesit apo sherbimit. Fluturon ne rruge ne rast se vepron sic keta mender deputetet tane. Pse nuk i hiqen oret, ditet e punes kur ata tallen me detyren qe vete e kane kerkuar, kane kerkuar votat per ta kapur kete vend. Perse nuk respektojne vendin e punes se tyre, detyrat qe i ngarkon ai vend. Me 3 dite mungesa, shteti te hedh ne rruge, po ketyre mytebereve te vecante, nga me te vecantet, perse nuk iu hiqet dita e punes per te njejtat arsye. Mendoj se Ata duhet te jene shembull per te gjithe qytetaret normale te Republikes se Shqiperise. Fakti eshte se Ata kane qene dhe jane shembull per qytetaret anormale te Saj. Ndaj edhe Shqiperia ka bere hapa mbrapa. Ndaj qytetaret normale te Saj jane larguar, largohen dhe vazhdojne te largohen prej pushtetit dhe influencave te ketyre zoterrinjve, prej bemave te tyre.
Kuptohet, qe po u kerkohet te sillen sikur A-ja e ketij Vendi. Ka edhe shume e shume te tjera per ta merituar.