Lojrat e Fatit, Balla: Denoncova familjarët e ish-kryeministrit se kishin lidhje me bizneset e pista, m’u betua se do ma bënte fytyrën si këpuca...

25 Tetor 2018, 13:20Politika TEMA

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka folur në lidhje me projektligjin për mbylljen e basteve dhe kazinove.

Balla ka akuzuar qeverinë e ish-kryeministrit Sali Berisha, e cila sipas tij, lejoi pikat e basteve të lulëzonin në mes të Tiranës.

“Qeverisja në atë kohë lejonte lulëzimin e pikave të basteve në mes të Tiranës. 

Kryeministri m’u betua se do të ma bëntë fytyrën si këpuca pasi denoncova se familjarët e tij kishin lidhje me ato biznese të pista”, u shpreh Balla.

Sipas Ballës opozita duhet të ishte në parlament  për të votuar shërimin një mortje 25 vjeçare që ka dëmtuar familjet shqiptare.

“PD sot humbi një shans  për t’u ndarë nga politika e çështjeve kuturu dhe për të ardhur për të dhënë një votë për njërëzit”, tha Balla.

Socialisti tha se Basha bashkë me opozitën duhet të ishin sot në Kuvend, për të votuar këtë ligj, për të mbyllur kazinotë, që ai i quan ‘mortja’.

“Opozita duhet ti linte mënjanë hallet, por të ishte këtu bashkë me ne për të votuar shërimin përfundimtar të një ‘mortje’, që ka dëmtuar qindra familje shqiptare.

Sot marrim një vendim edhe në luftën tonë të pa kompromisë edhe në luftën kundër krimit të organizuar. Kjo është beteje Lulzim kundër krimit të organizuar dhe jo videot që prodhon ti në SHQUP.

T’i heqim krimit nga duart bastet dhe çdo aktivitet të paligjshëm. Tregu i basteve ka qarkulluar 7 mln.

Kemi qenë larg formalizmit të këtij sektori. pjesa tjetër janë para që kanë financuar këto aktivitete.

7 mijë persona që gjoja dalin pa punë se kanë qenë në këtë sektor?! Janë të paktën 70 mijë familje që kanë vuajtur pasojat e kësaj mortje.

Ne jemi për familjet, nënat dhe vajzat që më në fund në 31 dhjetor do të kenë burrin në shtëpi, paratë e bukën jo për baste”, tha Balla.

1 komente në “Lojrat e Fatit, Balla: Denoncova familjarët e ish-kryeministrit se kishin lidhje me bizneset e pista, m’u betua se do ma bënte fytyrën si këpuca…”

  1. Luna says:

    Sa Gjynahe ka Salih monstra, sa familje ka prishur nga ato te mallkuarat kazino….djali I tij I vetem Shkerdheni mos I gezofte… vdekte mos u trashegofte….kanceri e perfshifte ate familje monster. Amin!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje