Sofje, gjendet një bombë 200 kg nga Lufta e Dytë Botërore

25 Tetor 2018, 10:21Bota TEMA

Një bombë aviacioni, e pashpërthyer, që datonte që nga Lufta e Dytë Botërore, u gjet në Sofje gjatë gërmimeve për ndërtimin e një stacioni metroje në qendër të kryeqytetit bullgar, bëri të ditur shtypi bullgar.

Bomba, në një gjendje të avancuar të gërryerjes, ishte pranë Akademisë Ushtarake Bullgare. Banorët e ndërtesave përreth janë evakuar dhe trafiku rrugor është bllokuar.

Njësitë speciale të ushtrisë bullgare kanë bërë të mundur evakuimin e bombës pa incident për ta çuar atë më pas në një poligon ushtarak, jashtë Sofjes, ku edhe do të çaktivizohet.

”Është një bombë që peshon rreth 200 kilogramë dhe dyshohet se i përket periudhës së bombardimeve të 10 janarit 1944 në Sofje, të kryer nga Forcat Aleate gjatë Luftës së Dytë Botërore’’, theksuan ekspertët për median.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore Bullgaria ishte aleate e Fuqive të Boshtit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje