Dokument i 1950: Kasem Trebeshina kërkoi ndërprerjen e studimeve të larta për të shkuar... ushtar

26 Tetor 2018, 18:45Dossier TEMA

Në fund të vitin 1949 Kasem Trebeshina, student në Institutin “Ostrovski” në Leningrad kërkon që të ndërpresë studimet. Një praktikë dokumentesh, disa raporte, tregojnë historinë e ndërprerjes së këtyre studimeve.

Trebeshina njihet si një ndër themeluesit e Drejtorisë së Mbrojtjes së Popullit (paraardhësja e Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit, në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes), prej së cilës është larguar vetë. Duke qenë në Bashkimin Sovjetik, Trebeshina kërkoi të rikthehej në ushtri e të ndërpriste studimet.

Drejtoresha e Drejtorisë së Organizimit dhe Inspektimit në KQ të PPSH-së, Liri Belishova, nga Tirana, 25.1.1950 i telegrafon sekretarit të parë të legatës shqiptare në Moskë, Reis Malile:

Pretendimi i shokut Kasem Trebeshina se gjoja nga ana e Komitetit Central dhe e Drejtorisë Politik të Ushtrisë Popullore, nuk është sqaruar në lidhje me lutjen e tij bërë pas kongresit të parë të PKSH-së, nuk është i drejtë. 

I lartpërmendur para se të largohej nga Shqipëria është thirrur dhe sqaruar si nga shokët e Kolegjiumit pranë Komitetit Central, ashtu dhe nga Drejtoria Politike e Ushtrisë Popullore. 

Shoku Kasem, kishte kërkuar vetë të largohej nga ushtria, dëshirë që ju plotësua. 

Pas kongresit, ai kërkon të rikthehet në ushtri. Kjo dëshirë nuk mund t’i plotësohej se nuk paraqitej nevoja më për kuadro në ushtri. 

Për këto arsye, është sqaruar dhe prandaj nuk ka përse t’i ngeje më këtë gjora. 

Për çështjet e tjera që ai ngre, të thirret nga ju dhe të sqarohet. Lajmëroni përfundimin dhe qëndrimin e tij pas këshillimeve tuaja”. (Kastriot Dervishi)

4 komente në “Dokument i 1950: Kasem Trebeshina kërkoi ndërprerjen e studimeve të larta për të shkuar… ushtar”

  1. Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut) says:

    Ky Kasemi eshte ai qe shoket e vet partizane i vriste pas shpine.

  2. Sazani says:

    Karstëriot Dervishi është tendencioz ndaj Kasemit . Kjo duket që në titull – don të lerë shkollën e lartë për të shkuar ushtar !
    Të kthehesh në ushtri është krejt e kundërta e – të shkosh ushtar .
    Meriton më shumë respekt i ndieri Kasem Trebeshina : antifashist trim , kuadër i lartë në brigadat partizane, disident trim I papëkulur , shkrimtar i pabotuar ………
    Përcaktimi si themelues i Drejtorisë Mbrojtjes Popullit dëshmon edhe injorancën edhe urrejtjen e Karstëriotit për këtë hero !

  3. Humezaku says:

    E kam njohur, kishte nje urrejtje te thelle ndaj Shqiperise, filo turk i madh, atje i rane kockat, ne Anadoll. Mitoman i paparë, por ishte i lexuar dhe guximtar ama.

  4. Peço says:

    Trebeshinën më është dhënë rasti ta takoj vetëm një herë dhe të marë pjesë në një takim shoqëror. Ishte njeriu më i vështirë që kam hasur në komunikim. Ajo që më ra në sy ishte agresivitet i pashoq që shfaqte. Dukej, si rregull, ai rrëmbente paraprakisht ‘të vërtetën’ rreth problemit që diskutohej. Më pas ishte e kotë të shprehje mendimin tënd, pasi ai e kishte futur të vërtetën në xhep dhe as që pranonte arsye dhe argument tjetër rreth problemit. Kurrë nuk më është dhënë rasti të shoh specie më kundërshtuese dhe agresive se sa ky njeri. Edhe në diskutimin më të zakonshëm, për çështje fare të zakonshme, ( siç ishte dhe diskutimi ynë me sa më kujtoheet ) ai shfaqte gjatë gjithë kohës, pa e tepruar aspak, pothuaj agresivitetin e një vrasësi. Sinqerisht me të nuk mund të bisedohej si njeriu me njeriun, ai ishte i pashëmbullt në urrejtjen që i buronte nga brëndësia e shpirtit. Pa e tepruar, mendoj se ai ishte një individ që kishte frikë nga mirësia e dikujt, nuk dinte apo nuk ndjente dashuri për askënd. Një revolucionar i paepur, me bindje të thella se njerzit duheshin detyruar forcërisht drejt progresit, armik i betuar i zhvillimit evolucionar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje