Biseda e rrallë në një jaht në 1910 mes Ferit Pashës e Ismail bej Vlorës: Shqiptarët, më të vjetër se Hëna

26 Tetor 2018, 10:03Dossier TEMA
Biseda e rrallë në një jaht në 1910 mes Ferit Pashës e

Nga Ilir Ikonomi

Autori austriak Sigmund Münz, i cili po bënte një udhëtim në Mesdhe me jahtin “Rovenska”, takohet në Stamboll me deputetin e parlamentit osman, Ismail Qemal Vlora, dhe kushëririn e tij të dytë, Ferit pashë Vlora, ish-Vezir i Madh (kryeministër) i Perandorisë në vitet 1903-1908. Ishte koha kur Kosova dhe Malësia e Madhe kishin ngritur krye kundër politikave të Turqisë për taksa të reja, për ndalimin e arsimit shqip dhe imponimin e alfabetit osman.

————

Një ditë, përpara se të niseshim për në Stamboll, u takuam me Ferit pashën, Ismail Qemalin dhe me çiftin grek Griparis në bordin e jahtit “Rovenska”.

Feriti, Ismaili dhe unë zumë vend nën një tendë për të biseduar pranë tryezës. Në afërsi të jahtit tonë ishte një anije luftarake turke, ku po hipnin ushtarë që do të dërgoheshin në Selanik dhe, prej andej, për në malet e Shqipërisë.

Ismail Qemali tha: “Një shtypje e kryengritjes nga jashtë nuk ka kurrfarë vlere. Plaga do të hapet përsëri. Qeveria osmane ka bërë edhe një gabim të rëndë, duke u imponuar shqiptarëve alfabetin turk”.

Për ta mbyllur, ai shtoi: “Edhe Serbia e Vjetër është në fakt shqiptare. Pretendimet e Serbisë për këtë krahinë, që shovinizmi e quan Serbi të Vjetër, janë një marrëzi…”

Kur dikush në shoqërinë tonë përmendi se shqiptarët ishin të ardhur nga Kaukazi, Ismail Qemali ia ktheu: “Ata janë racë autoktone.”

Ferit pasha ndërhyri duke buzëqeshur: “Ata janë po aq të vjetër sa Hëna e ndoshta më të vjetër dhe nuk lejojnë të bëhet shaka me këtë.”

Ferit pasha theksoi edhe një herë se një problem kryesor i Turqisë ishte që ajo duhet t’u jepte lirinë shqiptarëve.

Ismail Qemali shtoi: “Reforma, reforma për Shqipërinë, kjo është më e rëndësishmja. Ishin parashikuar nga Kongresi i Berlinit, por deri tani kanë mbetur vetëm një ëndërr në diell. Ato do të realizohen një ditë, mirëpo me shtypje të përgjakshme nuk arrihet asgjë, përveçse zemërim, i cili do të shpaguhet rëndë.”

(Marrë nga libri: Sigmund Münz, “Balkan Herrscher und Staatsmänner”, Wien, 1912)

8 komente në “Biseda e rrallë në një jaht në 1910 mes Ferit Pashës e Ismail bej Vlorës: Shqiptarët, më të vjetër se Hëna”

  1. Dibra modhe says:

    Ku eshte turkofagos, apo te janullatos per te bere te perditeshmet. . .

    1. ben says:

      Dibra e madhe-turkobythosi ka shkuar te marre 300 evrote per muajin nendor dhe pastaj do kthehet ne shtepi qe te lexoje gazetat.
      Edhe shiko se si do te te pergjigjet. Me siguri do te gjeje ndonje gje per alvanoset se sic thote “tironsi”, e gjo e di ai, nuk ha mut kot.

    2. klevi says:

      Dmth kta qe komentojne per cdo gje qe ka te beje me shqiptaret apo raportet me greqine qenkan te paguar,
      kshu sikur e degjova ne TV.Me bast se eshte o coban ose dropullit.Mjere vendi yne se kush e popullon perfshi kta
      perfshi edhe ne shqiptarve

  2. ari says:

    Qe te njohesh te vertetat historike, kjo eshte normale. Nese shqiptaret jane ne trojet e tyre edhe kjo eshte normale! Po NESE nuk do te ishin psh aq te “vjeter sa hena” apo ilir te “lashte”, cfare do te thoshte kjo? Mos ka lidhje “lashtesia me zhvillimin”???
    Tjeter: dy popuj qe me erdhen ne mendje tani: Hungarezet dhe Turqit duhet te “ndjehen keq, sepse shqiptaret jane…me te vjeter..”!! Pasi te paret kane ardhur aty nga thellesia e Euro-Azise rreth vitit 1200, dhe turiqit po rreth ketij viti ne trojet Bizantine.

    Pastaj, ne nje menyre apo tjeter, sa njohet historia e njerezimit, te gjithe popujt te vjeter jane: Disa kane levizuar dhe “quhen te rinj” te tjeret kane mbetur me shume aty ku i njeh histroria..”
    Nuk besoj se ka vend per “mburrje” ketu. Mburrja – nese mund te thuhet, duhet te ishte mbi masen apo shkallen e zhvillimit teresor te nje kombi, popullsie etj.

  3. shqiptari says:

    Vatikan putana duhet te hape arkivat se aty jane te gjitha faktet per shqiptaret e Ilirine,Pse nuk e ben sepse jane bythqire si gjithe armiqte e tjere te kombit tone.

    1. mirel says:

      Heshtja eshte para i dashur shqiptar.
      Eshte ngritur nje industri e tere mbi perallen greke. Duhen shekuj qe te rrezohet keshtjella e genjeshtres e ndertuar me kujdes mga fqinjet.
      Si mohoet historia? Eshte nje proces i ngadalshem qe ndodh per shekuj me rradhe.
      Por ne Shqiperi kohet e fundit po ndodh ne nje afat kohor me te shkurter.
      Nuk po duhen me shekuj, por vite. Mjafton qe ndonje maskarai te shitur ti shkrepet te shesi ca det e ca territor, njehere i thone shkembim, e nje here demarkacion dhe ne anen tjeter, ketej nga jugu, i thone delimitim.
      Tradhetaret zgjerojne fjalorin duke ngushtuar Shqiperine.
      Pastaj themi si ka mundesi qe Serbia e vjeter ka qene shqiptare dhe tani nuk eshte me, apo si ka mundesi qe greket kane qene shqiptare tani nuk jane me.
      Gjaku jone i prishur vazhdon te na helmoje.
      Nje popull qe humbet shpresen humbet dhe Atdheun.
      Hena aty eshte, po Shqiperia nuk eshte me aty.
      Hena ka vetem nje fytyre, Shqiperise po i humbet dhe ajo qe i ka mbetur.

      1. Flm says:

        “Industri genjeshtrash” ngrihen vetem ne Shqiperi, qe nuk e kane ne gjak vlerat e Lirise (pasi ishte kombi i fundit qe u shkeput nga Osmanet, i fundit nga kolera Komuniste, i fundit, ose akoma ne trazicioni …)
        ###
        Nuk genjehet lehte Europiani me peralla, perallat nuk i “durojne kohes” dhe ndryshimeve nqs nuk jane te verteta …. por e kunderta ndodh, ato qe bota i quan peralla dhe Mite po vertetohen si te verteta, psh zbulimi i Trojes (qe erdhi si pasoj e besimit te Shlimanit te libri Iliada e Homerit), se fundi ne detin e Zi u zbulua anije, Greke te pakten 2.400 vjet me pare ….
        ###
        Qe kure dolen Shqipot me te zgjuarit e Botes qe te ndryshojne historin ??? qe kurre ???? Mos pas shkerdhimit 500 vjecar Otoman qe 95% nuk dinin as shkrim dhe kendim, apo pas shkerdhimit 45 vjecar Komunist, qe kishte censuruar te gjitha librat.

  4. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane identiteti i Turqise ne Shqiperi , Evrope e me gjere..........'' says:

    O.Pamuk[muslimon brothers ne Albanistan]: ”…..sumqiraaaaaaaaa turkoshqipfoles ,ne sunduqet e Istanboulit ndodhen qitapet e sulltanit qe tregojne origjinen tuaj turke,mos luani ”shqiptarin” kur ju dhe ne jemi te nje gjaku o te pafytyre……………….allahu u denofte!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje