Demir Pojani rrëfen torturat në burgun komunist të Burrelit: Dola i i gjallë, po unë jam qarë njëherë

25 Tetor 2018, 20:05Dossier TEMA

“Unë quhem Demir Pojani, kam lindur në Korçë më 12 gusht 1948. Jam arrestuar në vitin 1971, në tetor të ’71 dhe kam dal në ’91.”

Demir Pojani rrëfen kushtet e tmerrshme të birucave në burgun e Burrelit, ku për një shami që vendosi në dritare u dënua me 15 ditë në izolim.

“Tregonte nëna e shkret kur më ka lindur e merr gazeta: “fëmijët e pasluftës po lindin me pesha të bukura”, ka lindur një djalë 5 kile e 200 gram, se aq kam qenë. Në momentin që e morën vesh se i biri i kujt isha unë, nënës time i kanë dhënë një tek carcaf edhe e kanë lënë të ulet në tavolinë, e hoqën nga krevati. Mirpo atje punonte një grua si pastruse edhe i thotë të lutem lajmëro burrin. Ka ardhur babai se punonte në Maliq, përgjegjës i një brigade. Ka ardhur babai shpejt e shpejt e ka marr dhe e ka prur në shtëpi. Tregon nëna se nëse do e kishte lënë edhe 24 orë do më gjeje të vdekur ose me fëmijë të vdekur. Ata edhe kur vdisje të thyenin në gjysëm.

Ka vdekur një shoku im në burgun e Burrelit edhe sillnin disa arkivolë të vegjël. Trupin e thyenin në katërsh edhe i palosnin kockat e i fusnin në arkivolë. Përçudnim kufome sa herë kalonte polici i binte me shkelm fytyrës së të vdekurit. Njeriu për këta nuk kishte vlerë fare. Këta shkonin e i mernin me kilometra larg te kapanonenet ku kishin flejtur punëtorët dërrasat me çimka. Na i shtronin në biruca gjasme u vinte keq që të flinim në dërrasë ne, jo në cimento. Gjëja më e tmerrshme, dërrasat ishin me çimka i kishin marrë kastile atje që të pinin gjakun tonë.

Ato dilnin vakt darke, ato dilnin dhe ditën, dilnin kështu si miza dheu. Nuk dije çfarë të bëje me to. I merrnim me një copë gazetë edhe i digjnim. Ishte e pamundur të shpëtoje prej atyre. Atje jetoje si qen, 6.9 gram vaj, 42 gram ishin oriz, makarona ose fasule po edhe ato ishin të infektuara. Shumë herë ato ishin me krimba dhe me miza, edhe 120 gram zarzavate. Të merrte prasin me gjithë dhe, ca pras të qelbur se nga i gjenin se ishin pras të egër edhe speca. Nuk merret me mend”, tregon ai.

Ushqimi me krima ishte qëllimisht për të burgosurit apo kudo ishte me krimba?

Kanë ngrënë aksionistët me krimba edhe ushtarët, kanë bërë gjoja sikur nuk dinë gjë edhe kur ka plasur muhabeti krimave e kanë hequr. Të burgosurve ja bënin shpesh. Ka ngrënë krimba ky popull sa është shqepur. Rëndësi për ata kishte shoku Enver, rëndësi për ata kishte Sigurimi i Shtetit dhe heshtja popullore. Hygoi thot “asnjëherë nuk bëhesh hero kur vret popullin tënd”. Këta u bën të gjithë heronj duke vrarë popullin e vetë. Në burg isha 23 vjeç.

Cili ishte motivacioni i arrestimit?

Mos kallëzim për arratisje, unë kisha atje tek shtëpia një valixhe dhe meqë babai punonte në gurore si brigadier, i pata marrë atij fshehurazi disa kapsolle dinamiti, pak fitil edhe pak dinamit se ikja gjuaja peshk unë. Nuk e bëja shpesh këtë punë por kur na merrte malli për peshk, peshk skishte kërkund.

Sa vite burg u dënuat në total?

21 e ca vite i bëra unë dhe kisha 23 vite të tjerë. Ne e zbatonim rregulloren edhe kur na fusnin në birucë, e sajonin shkeljen ata. Të krijonin kushtet ty që ti nuk kishe ku të varje një shami hundësh. Ka patur një rast që unë shamin e hundëve e vara në dritare. Më ka parë një polic që thoshin që ishte polic i mirë ai Xhemal Varangu, më thot “Kush të tha ty që jemi dorzuar ne?”. Unë e kisha shamin e hundëve atë se më kishte zënë gripi. Një copë leckë ishte nga ato këmishat e vjetra që kishim, i grisnim edhe i bënim shami hundësh. Çfarë thua?- i thash unë. Ke nxjerr flamurin e bardhë në dritare. Edhe këtë the?!- i thash unë. Hajde, hajde kapterr Varangu, edhe e morra shaminë. Vetëm për këtë më dënuan 15 ditë birucë. Ka qenë një i ftoht i tmershëm, ça kam hequr ato 15 ditë tja tregoj dheut.

Ma përshkruaj pak të lutem birucën!

Biruca e kishte të hapur dritaren mot e jetë nuk mbyllej kurrë, nuk kishte dritare. Përballë kishe derën me një sportel, edhe kur hapej dera e sportelit në dimër krijohej një korent i tmerrshëm. Temperaturat 15-20 nën zero. Flinim në çimento dhe kishte raste që ne mundoheshim të shpëtonim thanim bukën atë bukë që ne mezor e prisnim të na vinte,  i thanim koret bukës edhe i vendosnim tek brinjët që të mos na kalbeshin brinjët në çimento. Nuk ka patur gjë më të tmerrshme. Harxhonte trupi energji 24 orë në këmbë si puna e kalit 10- 15 ditë.

Po fjetja si ishte? Kishte ndonjë dyshek?

Çfarë dysheku morë burrë, çfarë flet?! Një batanie fener ta jepnin në orën 10 të darkës dhe ta hiqnin në orën 6. 8 orë të jepnin një tek batanie dhe po të kishe dy palë pantallona një pal t’i hiqnin, po të kishe veshur dy bluza një ta hiqnin.

A kishte doktor burgu për rastet e vështira?

Kishte si nuk kishte doktor, kishte doktor posi, por njëri prej të burgosurve i plasi apendesiti nuk ja hapën derën e lanë të vdiste. Të vdiq babai ti nuk ishe atje. Ishte ëndërr ta thoje, jo më ta mendoje të varrosje babin nga burgu. Ju nuk i besoni, po nuk i beson asnjë njeri, si mund ti besosh kur ka kështu përbindësh. Vetë policët na thoshin “Këtu i thon Burrel ku hyn e më nuk del”. 5 vetë kanë varur veten sa kam qenë unë në Burrel.(Kujto.al)

5 komente në “Demir Pojani rrëfen torturat në burgun komunist të Burrelit: Dola i i gjallë, po unë jam qarë njëherë”

  1. Tup Saliu says:

    Demiri dhe gjithe Pojansit,nuk kane qene ndonje here disident te regjimit te Enverit por thjeshte hajdut,pastaj avancuan punet me tej dhe paten akuza gjasme politike,kur at’here kishte sajesa,se ata ne realitet ishin thjeshte ordiner.Me vone Demoja u be spiun ne qeli,me dosje bashkpunimi.Te vetmit qe perfituan ne menyre kriminale ne kohen e demokracise ishte kjo far e keqe,qe bashkpunoi me regjimin e Salihalese,dhe mori fabriken e tullave,nje tmer i vertete.I sherbyen ne menyre te verbert Saliut,ku i nisnin leke nepermjete Kolicit qe ishte miku i tyre dhe u mbulonte poshtersite.Sa morren fabriken vrane nje person qe kishte qene ish oficer,vetem se i kundeshtoi.Race e mallkuar.Diktatori mir u a beri,se edhe ata hale ishin si ai.Por ndodh qe bushtra ha kelyshat e vete.

  2. tritoli says:

    Kush eshte ky kari gazetar apo intervistues ,nga vjen ky nga Marsi qe kerkon dyshek e krevat ne burg.Pyetni dhe lexoni dosjen e tij si i denuar pastaj botojini keto shkrim 300 vjet pas prishjes se sistemit.

    1. katarakti says:

      Pa diskutim qe duhej te kishte dyshek dhe krevat ne burg, o kafshe. Jeni po aq xhahila dhe mizore sa keni qene 30 vjet me pare. Pa shpirt njeriu. Regjimi i Enverit ishte kopje e atij te Hitlerit. Veçse Shqiperia ishte e vogel dhe e pazhvilluar. Kane hequr njerezit dhimbjet e ferrit vetem sepse kishin nje opinion ndryshe nga serial killeri i Gjirokastres. Persekutim dhe shtypje ndaj çdo mendimi qe binte ndesh me ate te mases gjysemopinge. Kush te spiunonte me pare vellain, shokun si armik te klases, vetem se ata kishin pak me shume tru se te tjeret.

  3. beni says:

    Ata të burgosur që kishin ndërmend të varnin veten ishin shum te dobët dhe kishin një dashnor që her pas herë cfrynin karret ndaj më të dobtve!
    Ka mundësi që Demiri të ketë qen i tillë i dobët,e langaraq jam një dëshmitar që e njoh shum mirë,pavarsisht fotografitë në plakje!
    Dashnori tij ka qen Hysen Stefa!!!
    Edhe ky nga i dënuar ordiner i kthyer në politikan?

    1. zaim zajmi says:

      BENI, ti je shpirtërisht një nga ata policët e Burrelit.
      Nga një rrëfim për të qarë e vrarë kokën për fatin e zi shqiptar, ti bën humor. Njeri i thua vetes!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. ラブドール

    シームレスドール これがフォーマットの問題なのか、ブラウザの互換性と関係があるのか​​はわかりませんが、投稿してお知らせしたいと思います。

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje