Të paktën 14 fëmijë janë plagosur në një sulm me thikë në një kopsht në Çongqing, jugperëndim të Kinës.
Autoritetet thonë se agresorja 39-vjeçare përdori një thikë kuzhine për të qëlluar fëmijët, teksa ktheheshin për në klasat e tyre, pas stërvitjes së mëngjesit.
Pamjet e publikuara nga mediet “online” tregojnë fëmijët me rroba të gjakosura, disa prej të cilëve edhe me prerje të shkaktuara nga thika në fytyrat e tyre.
Policia shkoi menjëherë në vendngjarje, ndërsa fëmijët u transportuan për trajtim mjekësor në spital.
Gruaja që ndërmori sulmin është arrestuar, ndërsa hetimet për të mësuar arsyet e këtij sulmi vazhdojnë, edhe pse mësohet nga mediat se ajo bëri këtë akt të tmerrshëm pasi ishte e pakënaqur me qeverinë. (TemA)