Ky është momenti tronditës kur shembet trotuari dhe “përpin” brenda 2 gra.
Në pamjet filmike shfaqen gratë duke shëtitur në rrugë dhe në një moment ndalen dhe vazhdojnë bisedën, kur befasisht gjithçka nën këmbët e tyre shembet dhe ato thjesht “zhduken” në rrënojat e betonit.
Fatmirësisht ato i kanë shpëtuar vdekjes edhe pse u mbuluan nga copëzat e mëdha të betonit.
Ngjarja ndodhi në Dijarbakir të Turqisë. (TemA)