VIDEO: "Spidermani francez' arrestohet pasi ngjitet në një nga kullat më të larta të Londrës

26 Tetor 2018, 09:14Bota TEMA

Një “alpinist urban” francez, i njohur si Spidermani, është ngjitur pa pajisje sigurie në ndërtesën e njohur si Kulla e Heron, në lagjen Bishopsgate, një nga ndërtesat më të larta të Londrës.

Alain Robert, 56 vjeç, përfundoi ngjitjen 202 metra, për afër 40 minuta, njofton BBC, por më pas u arrestua nga policia me akuzën se kishte shkaktuar shqetësimit publik.

Oficeri Karen Baxter tha se “incidenti ka pasur ndikim të konsiderueshëm te policia, shërbimet e tjera emergjente dhe komuniteti lokal”.

Mbylljet e rrugëve nënkuptonte shqetësim të konsiderueshëm për transportin lokal dhe bizneset, ndërsa stafi i tyre i vendosur në ndërtesë ishin prekur ndjeshëm gjithashtu”, thotë Policia. “Incidenti gjithashtu paraqet rrezik për sigurinë e njerëzve në dhe përreth Heron Tower gjatë kësaj kohe”.

Policia mbërriti në orën 13.30, ngriti një kordon rreth ndërtesës dhe largoi turmën në rritje për të lëvizur prapa dhe për ta mbajtur jashtë rrugës kryesore.

Para se të ngjitej Robert kishte deklaruar, “ndihem plotësisht i gjallë kur jeta ime është në rrezik”. Alpinisti ktheu vëmendjen e tij në rrokaqiejt në mes të viteve 1990 dhe deri tani ka bërë më shumë se 160 ngjitje, sipas menaxherit të tij.

Disa prej ndërtesave kryesore që ai ka ngjitur janë ato të Burj Khalifa të Dubait, Taipei 101 të Tajvanit dhe ndërtesën Lloyds në Londër.(TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje