FOTOT/ Triumfi në Festivalin e Varshavës, Kumbaro takon aktorët e filmit 'Delegacioni': I bëtë shërbim artit dhe Shqipërisë

27 Tetor 2018, 13:36Kulturë TEMA
FOTOT/ Triumfi në Festivalin e Varshavës, Kumbaro takon aktorët e

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, ka pritur në zyrë ekipin e filmit ‘Delegacioni’, film që u nderua me çimimin e madh në edicionin e 34-të Festivalit Ndërkombëtar të Varshavës në Poloni.

“Çaste të bukura me ekipin e filmit “Delegacioni” . Faleminderit Etleva Minarolli dhe producentes Mira Turkeshi, që dashurinë për Tanin e kthyet në një vepër arti duke i besuar projektin e filmit “Delegacioni” të Artan Minarollit, shokëve të tij, regjizorit Bujar Alimani. Urime gjithë skuadrës së artistëve, Viktor Zhusti, Ndriçim Xhepa, Rovena Lule, Kasem Hoxha, Xhevdet Ferri, Mirela Naska dhe jo vetëm, për Çmimin e Madh që fituan në Festivalin e Filmit të Varshavës duke i bërë kështu një shërbim Artit dhe Shqipërisë”, thotë Kumbaro.

Filmi ‘Delegacioni’ është një bashkëprodhim nga Shqipëria, Franca, Greqia dhe Kosova. Ky prodhim kinematografik është një temë rreth diktaturës dhe rezistencës së individit ndaj saj. Një delegacion i huaj që vjen në Shqipëri për të parë sa po respektohen të drejtat e njeriut dhe kryetari i tij është pikërisht shoku i ngushtë i personazhit kryesor, Leos, një i  burgosur politik. Fati i tij do të marrë tjetër rrjedhë pas këtij fakti. Filmi i kushtohet regjisorit Artan Minarolli, i cili e nisi këtë projekt, por që në fillesat e tij u nda nga jeta.

1 komente në “FOTOT/ Triumfi në Festivalin e Varshavës, Kumbaro takon aktorët e filmit ‘Delegacioni’: I bëtë shërbim artit dhe Shqipërisë”

  1. vang says:

    URIME stafit te filmit ”DELEGACIONI” Te degjojme edhe nje lam te gezuar se faqet e para mbushen me lajme te rendesishme dhe te pa rendesishme dhe me lajme sportive.Edhe nje here urime dhe ju lumte.Shpresojme te keni pasur ndihmen e Ministrise se Kultures qe te mos jete ministrija Kumbaro mes jush tani pas cmimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje