Të ikësh kur do vetë!

27 Tetor 2018, 17:21Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Fatmir Xhafaj i gjeti të gjithë të papërgatitur. Fillimisht  opozitën, e cila u betua se do shtrihej tek pragu i zyrës kur të futej për herë të pare, dhe për herë të dytë dhe nuk e kishte mendjen fare kur doli vetë.

I vendosur nën një sulm të pamëshirshëm dhe të pandershëm, rreth një historie të vjetër të vëllait të tij, ai u ndihmua si nga Zoti, me dorë të  opozitës, e cila për ta bërë më shpërthyese situatën, fabrikoi në bashkëpunim me SHISH-in e politizuar dhe disa figurantë që vetëquhen gazetarë, telenovelën “Babalja”.

Pas 7 muajsh hetime dhe zbardhje të së vërtetës, Fatmir Xhafaj arriti të provojë se qënia e tij në pushtet, nuk i ka shërbyer për asgjë historisë së vëllait të tij, i cili ndërkohë u kthye të shlyejë formalitetin e një dënimi nga gjykata italiane në vitin 2002.

Fatmir Xhafaj trazoi plot ujëra dhe brenda pushtetit. Goditja e menjëhershme e grupeve që merreshin me kultivim hashashi dhe superaksioni i fundit, i cili çoi në pranga një grup me lidhje kriminale në Shijak, i afërt me një parti opozitare në koalicion me Bashën, si dhe dy ish- deputetë socialistë, i ktheu policisë autoritetin dhe fuqinë e goditjes ndaj krimit dhe korrupsionit.

Ndërkombëtarët, të cilët pamvarësisht përbaltjes nga opozita, që e kishin Fatmir Xhafajn një nga njerëzit e tyre më të mbështetur në qeveri, u gjendën po ashtu të befasuar nga ikja e tij. Pa asnjë rezervë ndaj tij dhe me mbështeje të deklaruar publikisht, ata ishin të bindur se ajo zyrë kishte njeriun e duhur.

I vetmi shpjegim real për ikjen e Fatmir Xhafajt nga ministër i Brendëshëm, është se ai iku kur deshi vetë.

Edi Rama ka negociuar 48 orët e fundit qëndrimin e tij me çdo kusht në qeveri, duke u përforcuar në këtë mision të pamundur edhe nga kryetari i parlamentit, Gramoz Ruçi, por duket se Xhafaj kishte marrë vendimin  e tij.

Zelli i Edi Ramës për ta pasur me çdo kusht në zyrë motivohej dhe nga fushata e re të goditjes së grupeve kriminale dhe betejës ndaj të “fortëve”. Ministria e Xhafajt kishte marrë mbështetjen e kryeministrit për të përgatitur një paketë ligjore për forcën që duhej treguar ndaj këtyre grupeve. Revanshi i shtetit ndaj krimit të rrugës dhe bandave, filloi të ndjehej në superaksionin e fundit dhe Fatmir Xhafaj u largua në kulmin e saj, si për të provuar se i kishte të gjitha mundësitë të ishte një ministër i vërtetë dhe se askush nuk kishte mundur ta gjunjëzonte.

Njeriu që udhëhoqi procesin e vështirë dhe plot humnera të reformës në drejtësi, me një mbështetje konstante të Uashingtonit dhe Brukselit, mund ta mbyllte karrierën e tij i qetë, pas asaj historie, duke lënë pas një histori suksesi profesional në politikën shqiptare. Dhe me aq sa bëri në reformën në drejtësi, urrrejtjen e opozitës e kishte fituar të plotë.

Por emërimi i tij ministër i Brendshëm nga Edi Rama, në kulmin e një krize raportesh me ish- ministrin Saimir Tahiri dhe fillimi i baltosjes nga  opozita kundër tij, ishin ato që shtynë Fatmir Xhafajn t’i rezistonte përbaltjes së opozitës dhe të priste momentin e zbardhjes të së vërtetës, për të ikur.

Fatmir Xhafaj iku nga një zyrë në të cilën deshën ta përbaltin për diçka që ai nuk ishte përgjegjës. Muaj më pas, kur e vërteta është në Prokurori, kur ka filluar hetimi penal ndaj atyre që fabrikuan çështjen, dhe kur në vend të tij janë disa opozitarë të marrë të pandehur, kur policisë i është kthyer dinjiteti dhe fuqia ligjzbatuese, ai vendosi t’i lërë të gjithë në hamendjet  e veta dhe të iki në shtëpi.

Në historinë politike të tridhjetë viteve, nuk kam parë asnjë ministër ta vuajë kaq shumë emocionalisht atë histori përbaltje si ajo që ju bë atij, dhe dukej sikur rrinte ministër, vetëm duke pritur ditën që të provonte ligjërisht se balta e hedhur mbi të, ishte një krim penal i opozitës.

Sot, në uikendin e parë të lirë si ministër dhe politikan, tërbimi i opozitës për ikjen e tij, lexohet lehtë. Lulzim Basha thotë “fitore” për ikjen e njeriut më të besuar të faktorit ndërkombëtar në Shqipëri, dhe duket sikur inatin nuk e ka me të, por me  Brukselin dhe Uashingtonin, që e mbështetën deri në fund.

Sali Berisha, si një kukudh i lig, fillon e lexon filxhanin përse ka ikur, duke lëshuar fantazinë e njeriut të rrjedhur.

Të tjerë bëjnë lidhje pa lidhje, me Saimir Tahirin, një tjetër viktimë e përbaltjes, i cili thjesht kishte njoftuar dhe po ashtu e kishte tërhequr njoftimin një ditë më parë, se do të bëjë publike përfundimit e hetimeve ndaj tij në shtetin fqinj Itali, ku rezulton i pastër dhe ku balta e opozitës është një tjetër krim.

Të tjerë shpikin grupe dhe kulisa brenda PS, duke i ndarë kampet e të hidhëruarve dhe të gëzuarve.

Në fakt, Fatmir Xhafaj iku për llogari të vetat si qytetar, si politikan dhe si një zyrtar që i doli zot detyrës së tij. Iku kur deshi vetë, siç ikin të gjithë ata që e kanë veten në dorë.

38 komente në “Të ikësh kur do vetë!”

  1. Mira says:

    CDO te thote kazani tani, mediatik dhe opozita me breke neper kembe, ju ngelen dhe kamerat dhe Kameramanet pa pune. Si gjithmone PS I nxjerr bllof.

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Në Pëdë po bien çangat
      çoroditur, s’u del mllefi
      se në burg u futi bandat
      dhe e la kur i desh qefi.
      .
      Liliputi Jar Nishani
      që në rrugë do plot kamjona
      flet me zell nga piramidat
      gjer në hale shkon jehona.
      .
      Nga takëmi shumë tribal
      ku dhe turpi quhet nder
      ndodh; Një goxha gjeneral
      e gjykon një ish kapter.
      .
      Nga parti e terapive
      ca të Pathkos, ca të Rulit
      brohorasin për fitore
      me fitore, nga të Lulit.
      .
      Dorëheqjen dha Fatmiri
      na u bë Sala me fletë
      dhe pordhoi një pordhim
      nga ato që i pi vetë.

      1. komentuesi i rilindjes says:

        Per Gopistin e Rilindjes!

        Ty te lumte e bardha dore
        Se kto vargje i ke shkri
        na ke ba tanve me qesh
        si ma i miri bejtaxhi

        Sa her lexoj vargjet tuja
        aq ma fort m’krijohet bindja
        ndaç me droge e ndaç me bejta
        po na del hakut Rilindja.

        Ti je hisja e shejtanit
        kur te keqes i del zot
        i ka ardh dita hajvanit
        na te tjerët rrena kot.

        Jeni l’shu shqypnis si hienat
        ne gjithçka nam tuj e lan
        nje kafshate e han dhe qeni
        ju as vorri s’ka me u xan.

        N’tpast than kush se din me shkru
        mas u ban kot shend e verë
        sa humb kohen me marrina
        shko fito buken me nderë.

        1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


          M’ke randue kot o lum miku
          as të njof e as më njef
          nga errsira, dritës hans
          si zagari je tuj m’lef.
          .
          Kenkam lshue un’ Shqypnis
          tuj e shkye porsi hienat?!
          Bukur boll e ke qëndis
          se talent paske për rrenat.
          .
          S’jam Gopisti i Rilindjes
          jam Gopisti i NSHRAK-ut
          n’vargje t’thjeshta e me rimë
          të tan horrave u vij hakut.
          .
          Un jetoj, punoj në USA
          e ndërmend s’kam me u kthy
          s’harxhoj koh me komentusa
          dhe Rilindjen po t’a laj ty.
          .
          T’a gëzosh, t’a mash me shnet
          n’daç tuj kja, n’daç tuj këndu
          tash sa vjet jetoj n’kurbet
          e kërkend s’kam kastigu.
          .
          Mu s’pagun kërkush me shkrue
          si shejtort mos prediko
          kur t’më gjejsh mu tuj lundrue
          po s’t pëlqej, mos e lexo!
          .
          Varrin mu mos ma difto
          se dy metra i kam shtat
          tok’ kam ble Tiran, Nju Jork
          n’pesdhetvjet do gjaj rehat.
          .
          Ti nuk mundesh me m’gjykue
          se nuk je as prift as hoxh
          i shkym felesh me replikue
          adhe vargjet i merr borxh.
          .
          Mos dil ma tuj m’komentue
          me i ba fresk Sales e Jarit
          ndonji qark ka me t’u djeg
          kjofsh me shnet o zog gomarit!

      2. vang says:

        GOTIST I NSHRAKU-T: Te keshilloj qe te gjitha keto poezi ne fryme popullore mos i humb por sipas titujve mund te botosh nje permbledhje.Jane te lezeteshme si bejte ,poezi satirike.

  2. joel shkodra says:

    Po a je krejt i sigurt, o Mero, me keto qe thua se Xhafaj iku vete? Me duket se edhe kjo eshte hamendje. Te kishe pritur paksa qe ta marrim vesh mire arsyen. Por ndoshta ti je i sigurt sepse i di “nga brenda”.

    1. Berti says:

      Ti Joel Shkodra lexo Berishen pse ka dhene doreheqjen.

      1. joel shkodra says:

        Nuk dua te besoj asnjerin, o Berti, por ama dua te di te verteten, te pakten nga goja e vete Xhafajt dhe jo nga te tjeret.

        1. Grigor says:

          Joel Shkodra, respekte.
          Ne kete vend te mbushur me militante, ti qendron ne ate pakice te pavarur që shoresojme te behet shumice nje dite.
          Je I nderuar.

  3. Bureto says:

    Besoj se për momentin, rreth dorëheqjes së Xhafajt, kjo është analiza dhe argumentimi më objektiv.

  4. NjeQytetarOptimist says:

    Ai iku me koken lart.. Si mos ta vuash barren e akuzave: Perfaqeson krimin, kriminel, e sa e sa epitete… Jurist afersisht te 60-tat I thinjur dhe serjoz gjate gjithe karrieres se tij.. Si u etikoka Ministri I Brendshem me gjuhe rrugacesh ne Parlament?!?! Nje Minister I huaj do vinte duart ne koke dhe spunonte 2 minuta me keto lloj ofendimesh.. Ne cvend ndodh kjo?!?! Gjuhe rrugacerie pa patur piken e llogarise se cfare thua.. Ky ishte njeri me karakter qe sbesonte qe Shqiperia do behej, por I dha shtysen e fundit. Skishte nevoj te bente punen e Ministrit te Brendshem por e beri duke shpresuar se do ndryshonte dicka dhe jo te baltosej ne karakter dhe mazhoranca rrinte e bente sehir. Jo kshu..

  5. aleko says:

    Sa shpejt e gjeti ky abc ja… e bere shpejt e shpejt analizen …iku nga gjermanet thot ha ha , e milet I shkret u ka hipur vetja ne qef , kujtojne se shteti behet me pordhet e tyre dhe jo me njerez te perkushtuar dhe qe nukm jane nga ata qe e hane turpin me buke sic bejne shume xhahile ne Tirane…

  6. ce says:

    Vetëm Strazua ose Himleri i Pd-se dhe Muli gangsteri apo Remi i Rajhut te trete e dine vërtet pse u largua Xhafa nga Posti me dëshirën e tij…

  7. mentari says:

    kujt po ja shet ato perralla o Mero Baze;Ku kishte polici apo hetim kunder vellait kriminel te Xhafes kur ai Xhafa ishte minister I mbrendshem?.Valle nuk e dinte Xhafa se vellai I tij ishte drogist? jeta e xhafas ne pushtet ishte poshtersia me e madhe qe I behej drejtesise shqiptare per te zbatuar ligjet ashtu sic ishte dje per Saimir Tahirin qe per te mbrojtur kushurinjte e tij te droges arrestoi oficerin e policies qe sot jeton ne zvicerr.Xhafa nuk kishte rruge tjeter por te shkarkohej dhe ate me ne fund me nje kembe zvarre e beri Edvini tani ti thuri levderata “Inteligjences” se Tepelenes qe gjoja ka ikur vet dhe kur ai e donte dhe jo Opozita e te tjera Dokrra Tepelene .Emrimi I Tahirit e Xhafaj qe ishin Hancmenet e Edi Rames e bene drejtesine shqiptare mut fare sa qe qeveria dhe krimi ne shqiperi te jene brek e bythe bashke.Nje Xhafe me pak nje bande kriminele me pak. Beji te fala Sandrit???????????????

    1. NjeQyetarOptimist says:

      Po ku ke qen mor burr I dheut se bere kerdine andej nga syri.net ?!?! U rrite e su poqe e ngele …..

      1. Zigur Qarri says:

        Mos je gje Polic ti?
        Mos bej rrolin e zagarit,por diskuto,sepse vlen per te gjith,edhe kur je kundra,
        Merru me komentin dhe jo me komentuesin,minimalja e etikes se komunikimit.

        1. Grigor says:

          Zagar Qarri.
          Të qan syri per ta pare edhe nje here ate koqen Mul Noken minister te brendshem.
          Per Ramen mund te thuash çfare te duash se kujt i plasi, por per Fatmir Xhafen ju dhe sojsorollopi juaj nuk flisni dot fare sepse nuk mund të gjendet ne te gjithë PD-ne nje njeri me integritet si Fatmir Xhafa.
          Por ju vazhdonii te villni çorben e prishur te Saliut, dhe çfare keni fituar? Po natyrisht pra, ke shumë te drejtë, nje mut keni fituar.
          E keqja eshte se ju nuk nxirrni as mesime mor burrë i dheut. Ta tha mire ai komentuesi dje: “Ore, juve flisni keshtu se jua do interesi personal, apo me gjithë mend jeni trapa zalli?”
          Nqs po i ben yzmetin per nje pune ne bashki, hallall. Prape maskara je, por ama e ke nje aresye te pakten. Por ne qofte se nuk po kerkon pune tek PD-ja, qenke nje kokerr trapi o Zagar Qorri, që ç’te te them. O Nene, o nene o nene, do thoshte ai Jovan Bregu i shkrete.
          Ore, po hajde ketej jashtë Shqipërisë mor burrë. Të gjejme pune ne emigrantet pa qene nevoja te lepish bythen e Lul Bashës. Mos e ul veten kaq poshte, se njeriu e ka nje fare dinjiteti.

  8. Po, Xhafa iku me koken lart. Ai dha nje shembullin e rralle te nje qytetari te lire. Trim, me kurajo si gjithe vlonjatet. Nje shtetar i denje. Pse te mos jete President Republike?!

    1. joel shkodra says:

      E filloi duke i çuar lule ne tribune Enverit dhe e perfundoi duke i çuar pako me miell te bardhe Ervinit.

  9. Gaxha i Bllokut says:

    E pyes ministrin e ri te policise se pse nuk arrestohet Elvana Gjata, e dashura e narkodilerit Ervin Mata, e cila me vrau permes pabuksit Marviol Bilo. Une ne varr duke ngrene dhe e ajo cope k… duke hedhur shalet neper Vien. Si mund te jete i qete shpirtim im, z.Minister!

    Nga bota e pertejme,
    Fabjoli

    1. **** says:

      Cdo burre qe kruhet per shale femrash mire e gjen te rrije aty ku eshte. Ne vere te halese, prapa diellit.

  10. aleko says:

    Ky mentari si duket dashka noken si spiun serb…Ik omnder se ste pyet kush ty kush vihet e kush iken si minister..ministry juaj vrau ne mes te dites dhe si hyri gjemb ne kembe, e cfare beri Xhafa qe na e quake fatkeqesi si minister, po pse xhafa pas vellait do shkoje?.. a je ne vete ? dhe dashka te mbaje pergjegjesi per vellane, gjithkush pergjigjet per veten zotri mos grij lakra kot e ministry juaj vrau njerez a ke marre vesh?..

  11. Muk eshte problemi pse kur si iku xhafa se Ai ja dhjeu lulit qe do shtrihej me saliun tek dera ku do hynte Xhafa.
    Problemi eshte a do shtrihet nishani qe saliu i dhjeu mustaqet ,a do shtrihet para deres qe te mos futet Sander Lleshi.
    Keta jane ber qesharak

  12. Jimi says:

    E meritoj dhe e justifikoj qenien e tij ne ate pozite. Respekte!

  13. Drini says:

    KJO ËSHTË E GJITHA !!!!! ??????

  14. Lefteri says:

    Mero pse i keqinformon dhe i keqedukon lexuesit e ngrate me keto bruçkulla qe i shet si komente.Ti dhe komeget e tu te kazanit mediatik nuk dini asgje rreth te vertetes se doreheqjes. ose per te qene me i sakte po te them se ti di aq sa te thote Xhafa me gojen e tij apo ed rama me mesazhet e detyrave qe mer prej tij.Ti dije shume te verteta kur qendroje ne zyren e Doktor Berishes se tashme heton me therrimet qe te hedh Ed Rama dhe ushtaret e tij. Kur te dale e verteta e doreheqjes se xhafes do te vij turp per servilizmin qe ke treguar ne kete shkrim. Ate dhe Ed Ramen e detyruan te bej kete hje Mero dhe ti ne mos e di mesoje. Dhe po qe burre publikohe mesazhin tim e mos ma blloko si heret e tjera.

  15. Qytetar says:

    Dy supriza ,ajo e Ronaldos dhe e Xhafes,tronditen BE!

  16. Albi_I says:

    Kjo eshte kur te mbarojne argumentat o Mero.

  17. roza says:

    Analize e sakte si gjithmone Mero je shum i sakte. Xhafaj eshte nje kuader me vlera te medha dhe pikerisht cakenjt e Saliut keta godasin se ka plot deputete qe nuk flasin dhe si njeh njeri. PD e Sali kriminelit eshte parti Enveriste se ai merej me gjith farefisin.

  18. unë dora vetë says:

    Artikull shume i kjartë! Falemiderit Mero, je patriot i madh. E ke pike me arsyen dhe sqarimin qe ke dhane per ikjen. Ikshin dhe mos u kthefshin asnje. Destinacioni i te gjitheve ashte BURGU por ato gjerrin kujin me ate popull fakir dhe te mbeshtetur nga gazetar pa integritet si puna…….. S’po shkoj ma gjate se dru s’po m’kuptoni.

  19. Alban Dega says:

    I MUNDI ….. I MUNDI DHE ME DOREHEQJEN !

    I mundi keq me Reformen ne Drejtesi
    I tundi me Force Ligji ne Polici
    I shkerdheu keq me Babalen
    Me gaz ne buze e pshurri Salen
    Bashke me Lul Parti Banalen!
    I shpartalloi me Vetingun ne Polici
    I mundi edhe me doreheqjen e tij!
    Kot Fatmir nuk e ka emrin
    Fati i mire ai eshte per vendin
    I ndrite puna e ndrite Kuvendin!

  20. dritan says:

    mero baze boll genjeve e hoqen nderkombtaret se s”beri asgje skapi dot as balilin LSI

  21. Emigranti says:

    Mero ! Te vleresoje per shkrimin. Me paragrafin e fundit te shkrimit i ke dhene nje goditje te forte te gjithe zyrtareve zorraxhinj , pa karakter,servilave qe nuk i sherbejne detyres ,popullit por i bejne sherbim Shefit per objektivat personale qe i kane vene vehtes. Me kete paragraf ti ke percaktuar shume mire se kush ishte dhe si pononte Fatmiri. Ta mesoje mire dhe Rama se kush e rrethon e kush eshte vete. Kuodrot si Fatmiri e rregullojne Shqiperine. Une enjoh Fatmirin nga puna e tije qe e kam lexuar dhe kurr nuk e kam takuar ose pare fizikisht por vetem kam pare fotografite .

  22. Arber Iliri says:

    Beri mire qe iku per qejf te vet dhe tani ky gjenerali po te jete gjeneral vertet i con per lesh Saliun me shoke. Po qe s’e eshte vertete gjeneral, jo dengla politikanesh.A doni me e pa mire Shqiperine futni vetem Sali Berishen ne burg, lerini te tjeret, vetem Saliun dhe shikoni sa me mire do behet politika.

  23. Ai says:

    Si “iken” nje minister shume i mire?!
    Si jep doreheqjen nje politikan i shkelquer i çili ja ka kushtuar jeten e tij politikberjes?!
    Si ka mundesi qe njeriu qe nuk eshte degjuar as gjysem fjale per korupsion ose ndershmeri dhe merr nje nder postet me te larta e te domosdoshme per katrauren tone te japi dorheqien vetem pas nje viti?!
    Keto jane enigmat e komentusve dhe te njerzve qe ti z.mero nuk u dhe pergjigjie.
    Na befasoi te gjitheve….por…..
    Fatmir Xhafa qe javen e pare qe mori ministrine e brendeshme tha: eshte nje detyre qe se doja dhe as e kam qef…duke lene te nenkuptonim se ishte aty nga presioni i nderkombetarve dhe i rames.
    Tha se do ishte ne kete post per pak kohe dhe se do mundohej te hiqte njollen e ” policise se hashashit”.
    Tani se perse i harroni ju keto gjera?! Le te nxjerri secili konkluzionet e tij.
    _________
    Per keta karat …sipatizantet e pd+lsi
    Fjala “kar” perdoret si sharje,por perse perdoret si sharje kur nga ky organ na krijohet jeta?
    Sepse kur fryhet kari nuk di se çfare ben.Ben gabime qe nuk i rregullon dot dge as i kontrollon dot.
    Ndaj,kete karin e frure futjani bythes tuaj…se na jeni bere si kurvat qe sa degjojne kar…kalojne ne ekstaze.
    Hajde dite te mbare …dhe mosharroni: sot kemi ku te defrehemi: barcelona-real,formula 1

  24. Alibia says:

    Ishte politikani me i besuar si nga Brukseli dhe Uashinktoni.
    Ishte ministri ku pati suksesin me te madh ne demokraci ku goditi grupet e kultivimit te lendeve narkotike me operacionin vol- vo 4
    Ishte ai qe nxori bllof ” babalen”
    Ishte ai qe udhehoqi reformen ne drejtesi qe ne kohen qe ishte minister i drejtesise.
    A e dini ku kan aritur hetimet ne hierakin e politikaneve shqiptar?
    A mund te zgjidhet me votat e mazhorances( shumices) ne nje rast te mundshem president?
    A mund ti jap zgjidhje problemeve te mbajtura peng si shefit te sherbimit informativ, klp, klgj, k/prokurorit te pergjithem etj.etj nqse vjen rasti i mundshem?
    Me te gjitha keto mund te krijohet nje alibi ku koha do ta vertetoje se shpejti.

  25. Info says:

    Babale 2 – Xhafaj 0 (Edhe vellain ia futi ne burg, edhe Ministrin e beri te jape doreheqje me deshiren e vet)!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje