Rreth 1 milion firma janë mbledhur deri tani për propozimin e një referendum të dytë për Brexit. Lajmin e bën të ditur britanikja “The Independent”.
Fushata është iniciuar nga vetë gazeta britanike më 25 korrik. Në një editorial të botuar në të njëjtën ditë shkruhej se “referendumi i vitit 2016 i dha sovranitetin popullit britanik. Tashmë ky i fundit ka të drejtë të thotë fjalën e fundit” edhe në lidhje me negociatat me Brukselin për daljen nga BE-ja.
Ideja e një referendumi të dytë nuk mbështetet nga qeveria, por mundësitë që kryeministrja Theresa May të arrijë një marrëveshje me Brukselin, e cila të marrë edhe miratimin e Parlamentit, janë gjithnjë e më të vogla, ndërsa në vend protestat po shtohen.
Javën e shkuar, rreth 700 mijë njerëz zbritën në shesh në Londër për të kërkuar të ashtuquajturën votë e popullit.
1 milion veta kanë votuar për të qëndruar në BE gjatë referendumit që u organizua nga ish kryeministri Cameron.