"Pentagoni po shqyrton dislokimin e disa qindra trupave në kufi me Meksikën"

28 Tetor 2018, 17:39Bota TEMA

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Jim Mattis tha se zyrtarët e Pentagonit po përpunojnë ende detajet mbi dislokimin e disa qindra trupave në kufirin jugor të Shteteve të Bashkuara, pasi një karvan emigrantësh vazhdon rrugën e tij përmes Meksikës drejt Shteteve të Bashkuara.

Mattis foli me gazetarët që udhëtonin me të për në Pragë.

Të premten, Pentagoni miratoi një kërkesë nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare për të dërguar qindra trupa në kufirin SHBA-Meksikë në atë që cilësohet si një rol mbështetës. Në një deklaratë të publikuar të premten thuhet se personeli do të mbështesë patrullën kufitare me ndihmën e planifikimit, ekipe mjekësore dhe ndërtimin e strehimit të përkohshëm, së bashku me detyrat e tjera mbështetëse.

Ata do të bashkohen me më shumë se 2,000 anëtarë të Gardës Kombëtare tashmë të vendosur në zonë që po japin mbështetje për agjentët e patrullimit kufitar.

Ndërkohë, administrata Trump njoftohet se po shqyrton një urdhër të ri ekzekutiv që synon bllokimin e azil kërkuesve dhe emigrantëve të kalojnë kufirin SHBA-Meksikë.

1 komente në ““Pentagoni po shqyrton dislokimin e disa qindra trupave në kufi me Meksikën””

  1. ? says:

    Dhe ne do përforcojm kufirin me Grekun.shumë maroken,afghan dhe daesh të isis po hyjnë te ne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje