"Vendet në krizë? Policia shqiptare qëllon për vdekje grekun”, mediat ndërkombëtare komentojnë vrasjen e ekstremistit në Bularat

29 Tetor 2018, 09:54Kronika TEMA
"Vendet në krizë? Policia shqiptare qëllon për vdekje

Lajmi i vdekjes së 35-vjeçarit grek Kostandinos Kaçifa në Bularat të Gjirokastrës, pasi hapi zjarr ndaj policisë shqiptare u bë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare.

“Greku vritet në dyluftim me policinë në Shqipëri,” titullohet artikulli i shkruar në prestigjiozen amerikane “The Washington Post”.

“Vendet në krizë? Policia shqiptare qëllon për vdekje grekun,” ka shkruar media serbe “Mondo.rs”

Ministria greke e Punëve të Jashtme deklaroi se ishte “e papranueshme që operacioni të çonte në humbjen e jetës njerëzore” ndërsa Ministria shqiptare e Punëve të Jashtme lëshoi ​​një deklaratë për “ankesë për politizimin e pajustifikuar” të këtij rasti,” shkruhet në artikull.

Agjencia e lajmeve ballkanike IBNA, shkruan “Policia shqiptare vret të riun në një përballje të armatosur, vlojnë reagimet”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje