Donald Trump: Nuk do ketë më shtetësi amerikane për fëmijët e huaj që lindin në SHBA

30 Tetor 2018, 13:46Bota TEMA

Presidenti Donald Trump ka njoftuar se po planifikon që të ndërpresë dhënien e shtetësisë amerikane për fëmijët e huaj që lindin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Presidenti amerikan, i cili po mban një qëndrim të ashpër ndaj emigrantëve, tha se po punohet për t’i dhënë fund përmes një urdhri ekzekutiv dhënies së shtetësisë për fëmijët jo amerikanë. Trump tha se urdhri ekzekutiv nuk është e nevojshme që të votohet në Kongres.

“Ne jemi i vetmi shtet në botë që një person vjen këtu, lind një fëmijë, dhe fëmija në thelb është një qytetar i Shteteve të Bashkuara për 85 vite duke pasur edhe përfitime. Është qesharake dhe kjo duhet që të marrë fund”, tha Presidenti i SHBA Donald Trump.

I pyetur nëse ishte konsultuar me avokatët dhe këshilltarët e Shtëpisë së Bardhë për këtë veprim, Trump u shpreh se e kishte bërë diçka të tillë dhe ky proces do të vazhdojë.

Sipas ligjit amerikan të Emigracionit dhe Kombësisë, shtetësia amerikane i jepet çdo personi të lindur në tokën e SHBA-së.

1 komente në “Donald Trump: Nuk do ketë më shtetësi amerikane për fëmijët e huaj që lindin në SHBA”

  1. USA citizen says:

    Ky moron di vetem te mashtroje. Kete ligj e ka shumica e vendeve demokratike. Ky paranojak kerkon te fitoje pike duke sulmuar emigrantet qe kane ndertuar Ameriken . Edhe kullat e tij ne Manhattan jane ndertuar nga punetore kineze qe paguheshin ne te zeze me pese here me pak se vendasit, pa sigurime shoqerore. Uroj qe gjithe amerikanet te votojne BLU ne 6 Nentor per te ndalur marrezine qe ka zaptuar Shtepine e Bardhe duke e bere gazin e botes anembane globit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje