Shërbimet Inteligjente të Çekosllovakisë "përndoqën" Trump në fund të viteve '80

29 Tetor 2018, 17:58Bota TEMA

Një investigim i gazetës “The Guardian” tregon se presidenti amerikan Donald Trump është ndjekur nga shërbimet e zbulimit çeko-sllovak në Pragë në fund të viteve ’80. Zbulimi çeko-sllovak mblodhi informacione nëpërmjet ish-vjehrrit të Trumpit pas martesës së tij të parë në vitin 1977.

Presidenti amerikan, Donald Trump, është ndjekur nga shërbimet e zbulimit çeko-sllovak në Pragë në fund të viteve ’80 me qëllim për të marrë prej tij informacione nga zyrtarë të lartë të qeverisë amerikane.

Këto të dhëna dolën pas hapjes së dosjeve dhe dëshmive të mbledhura nga gazeta “The Guardian”.

Zbulimi çeko-sllovak “Státní bezpečnost” kreu përgjime afatgjata ndaj Trump-it pas martesës së tij të parë në vitin 1977 me Ivana Zelníčková.

I ati i Ivanës, Miloš Zelníček, u ka dhënë rregullisht informacione autoriteteve të zbulimit mbi vizitën e vajzës së tij në Nju Jork. Marrëdhënia e tij me autoritetet e zbulimit zgjati deri në rënie të regjimit komunist, raporton Ora News.

Sipas dokumenteve të para nga “The Guardian”, shërbimet  e zbulimit ishin të interesuara sidomos pas zgjedhjes së George HW Bush-it si President.

Ish-agjenti Vlastimil Daněk, tha se Trump-i ishte një person shumë interesant, një biznesmen me lidhje të ngushta në polikën amerikane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje