Rusia kundër krijimit të ushtrisë së Kosovës: Dëmton stabilitetin në Ballkan

29 Tetor 2018, 13:56Bota TEMA

Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë ka lëshuar një paralajmërim të ashpër ndaj përpjekjes së Kosovës që të krijojë ushtrinë.

Ministria e Jashtme ruse ka shprehur shqetësim për vendimin e Kuvendit të Kosovës për t’i shndërruar Forcat e Sigurisë së Kosovës në ushtri të plotë.

Kjo ministri ka theksuar se një vendim i tillë dëmton stabilitetin e Ballkanit.

“Rusia i ka tërhequr vazhdimisht vëmendjen komunitetin ndërkombëtar se tendencat e tilla nuk janë në përputhje me Rezolutën 1244, e cila thotë se Kosova duhet të mbetet nën mbikëqyrjen e ndërkombëtarëve”, thuhet në deklaratën e ministrisë ruse.

“Askush nuk mund të japë garanci se të ashtuquajturat forca të armatosura, të cilat përbëhen nga terroristë të UÇK-së, nuk do të përdorin dhunë kundër popullatës serbe në veri”, thekson MPJ ruse.

Më tej  thuhet se ata që mbështesin Kosovën po përpiqen me shpejtësi të riorganizojnë FSK-në në ushtri të plotë në mënyrë që të transferojnë ish militantët nën patronazhin e NATO-s.

“Ushtria e Kosovës dëmton stabilitetin në Ballkan dhe nuk është në përputhje me të drejtat e atyre që jetojnë atje dhe e meritojnë një të ardhme të qetë dhe të sigurt”, përfundon deklarata e MPJ-së ruse, përcjell lajmi.net.

Kundër Ushtrisë së Kosovës është shprehur edhe Qeveria e Serbisë, zyrtarë të së cilës kanë deklaruar se do të përdorin çdo mekanizëm për ta parandaluar themelimin e saj.

4 komente në “Rusia kundër krijimit të ushtrisë së Kosovës: Dëmton stabilitetin në Ballkan”

  1. Shqiptar says:

    Rusia eshte e gjitheditur. Di ku demtohet stabiliteti dhe ku nuk demtohet, pavaresisht se ajo vete ka mbi 100 vjet qe nxit destabilitet kudo ne bote. Barbaret Rus duhen mbyllur ne kafaz.

  2. SHMIL GURRA says:

    E SHNDERUARA MJ e RUSISË!

    Ai brezi i ushtarëve të UCK, lavdi pacin, tani më afrohet të 50 – tave e sipër, kështu që bëhet fjalë për një
    “PRESCRIPTUM”, ose nocioni “terrorist” i dalë boje.
    Jeni të varfër me intuitë dhe duhet të shpifni një nocion kohe me të cilin do mbuloni kuptimin e shovenizmit tuaj.
    Një forcë e barazuar sjell stabilitet! Këtë e dini ose duhet ta mësonit në shkollën fillore.
    Një fuqi e tepërt përballë një fuqie të dobët, shkakton shkarkim mbi më të voglën – ja kjo është destabilizim.
    Në ILIRI është duke vijuar procesi i stabilizimit e i barazforcave, që do të thotë ,shqip, shqiptarët janë duke u bërë forcë e barabartë, që prodhon stabilitet dhe fqinjve tanë armiq mos t´iu shkojë më mendja të nisen të na shkelin.
    Qofshi me shëndet e mend në kokë!

  3. xx says:

    Edhe ju ne Serbi lkeni minoritete .Ato nuk rrezikohen nga ushtria serbe?

  4. Arber iliri says:

    Eh te ishte Hillari Clinton Presidente e USA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje