Ish-komandanti i ushtrisë në Brazil, Jair Bolsonaro, ka fituar zgjedhjet presidenciale të së dielës.
Me 94 për qind të votave të numëruara, Bolsonaro arriti 56 për qind të votave në balotazhin kundër Fernando Haddad nga Partia e Punëtorëve (PT), i cili mori 44 për qind, sipas autoriteteve zgjedhore.
Mbështetja për Bolsonaron është nxitur nga refuzimi për të majtën që e ka udhëhequr Brazilin për 13 nga 15 vitet e fundit dhe u rrëzua nga pushteti dy vjet më parë pas recesionit dhe skandaleve të korrupsionit.
Shumë brazilianë janë të shqetësuar se Bolsonaro, një admirues i diktaturës ushtarake të Brazilit 1964-1985 dhe një mbrojtës i përdorimit të torturës mbi kundërshtarët e majtë, do të shkelë të drejtat e njeriut si dhe do të kufizojë liritë qytetare dhe lirinë e shprehjes.
Deputeti 63-vjeçar, që ka shërbyer për 7 mandate, ka premtuar se do të godasë krimin, duke i dhënë policisë më shumë autonomi për të qëlluar mbi kriminelët. Ai gjithashtu pritet të lejojë rritjen e numrit të brazilianëve të pajisur me armë për të luftuar krimin.
Tani do dhihet edhe me shume Brazili ne cdo drejtim, ku do kete perplasje shume te medha sociale deri ne ………………………… Lideret populist jane te njellojte me Ata te dikurshmit Fashist apo Bolshevik, sepse jane ekstremist. Ekstremizmi con gjithmone ne DIKTATURE, qe per nje vend gjigand me afro 200-Milion banore ku ka disa dhjetra rraca, perplasja eshte e permasave katastrofale.
Brazili eshte dhjere, nuk ka se c’te dhihet me shume. Nese do punohej me shume do kishte sot nje ekonomi te pakten 4 trilion dollare. Por vjedhjet masive te Lules e Rousef-it, sistemi i korruptuar deri ne palce i ngritur dhe aplikuar nga ata, beri qe vendi te arrije ne kete pike, me 60 mije vetem te vrare ne nje vit. Ketu nuk flitet per fashizem apo bolshevizem, por per rregull, per heqje rregullash absurde dhe vrasese te ekonomise dhe kunder elitave. Ky vend madheshtor, me potenciale te pakrahasueshme, mund te zere vendin qe meriton ne bote. Populli e votoi dhe ai do punoje, oise do tavrasin sic desh e vrane ne zgjedhje. Per kete duhet te shqetesohesh. Do duhet nje periudghe 10 vjecare pune e madhe dhe serioze te kete njefare shprese.